16.8.07

Ne lidhje me letren reaguese pa sharje te "brumi-bukes"

Shume i nderuari Llemadeo Dugagjini,

Plotesisht pajtohem me ju,cka kerkoj edhe nga eruditi Flori Bruqi,ti nderpreje polemikat(jo)kulturore me z.Engjell Shehu,z.kastrati999 alias z.Engjell Shehu,z.Bahtir Hamza.Gjithashtu lus te njajtit qe te mos hjedhin benzin ne keto polemika,sepse nuk na shpijne askund.

Me respekt,
Ramadan Avdimetaj



"Llemadeo D." wrote:

Kete Leter te fundit qe e ka derguar ai qe shkruan me emrin "brumi-buka",

Une e konsideroj si nje reagim te tij per te u distancuar nga fjalet dhe shoprehjet banale e te sharat kunder pales qe ka debatuar me te deri me tani!
Ju lutem, mos e ngacmoni me me asnje leter kete njeri por lereni te qete ne nje komunikim normal pa e sulmuar me!

Letra e tij pas letres time, tregon se ai eshte i ndergjegjeshem qe dhe ka gabuar dhe eshte i gatshme qe dhe ti pranoje ato, por une pyes se valle a ka Fisnike nder ata qe grinden me te, ka Fisnikeri tek ata qe ta Falin dhe ti kerkojne te falur njeri tjetrit ketu me nga dy gisht leter?!

Mendoj qe duhet te mbyllet ajo stuhi sharjesh dhe te ktheheni nga e mbara njerzore!

Mencuria botrore thote:
"Te gabosh eshte njerzore,
Te falesh eshte Fisnikeri!".

Leke Dukagjin ka thene dhe e ka rishkruar Gjecovi i madh:

Burri per fjale gojet, per te shame e per te rame nuk vret!
Vrasja eshte rrezik!
I vrami qahet e nderohet!
Vrasesi denohet, ndeshkohet, por nese kerkon Falje njerezisht, ai Falet!
Burrri Fal, Trimi Fale, Fisniku Fale!
------------------------------------------------------

Duke e mbyllur po theksoj se:
Falja eshte madheshti e virtytit njerzor, gjithmone nese tek ata njerez qe u kerkohet falje, ka mbete dicka njerzore!

Ua kujtova keto pak fjale, thjeshte sa per te ju rikthyer pak ne traditat fisnike, burrenore e njerzore shqipetare, te vendeve tona ku Sinonimi kombetare shqipetare dikur ka qene "BESA - BESE"!

Me lteren qe ka derguar "brumi-Buka" pa e dite fare se kush eshte ai njeri, une do te ja falja cdo gje te keqe qe ka bere me pare!

Por edhe nese nuk i falet asgje apo nuk i kerkohet falje, cfare do te fitojne te dy palet?!

Asgje me shume se sa vazhdimin e zhytjes se vet neper mbeturinat e mentaliteteve sllave e turkoshake, ku sharjen me nane e motra apo gra etj ato mentalitete ne ato vende e kane virtyt dhe norme shpirtrore te tyre!

Une sdo te vazdhoj te ju bej thirrje me gjate!
Skam as kohe por as deshire qe te lexoj fjalor kaq te rendomte sharjesh!
Ju lutem qe te mos e dergoni me adresen time me kete grup adresash!

Pata shprese se fjala Burre ka ndopak kuptim tek ndonjeri perj atyre qe po shahen!

Llemadeo

Nuk ka komente: