27.9.07

EDHE NJE HERE PERSERISIM NJOFTIMIN:

NJOFTIM PËR MEDIA



Të Premten, më 28/09/2007, në orën 12.00’/h, duke qen i detyruar ta lëshoj vendin e punës në BKUK (Bibliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës), pas 33 vitesh punë e bujshme në këtë institucion publik. Ky vendim arbitrar është vendim personal i drejtorit aktual Sali BASHOTËS i cili shkatërroi librin shqip në BKUK.

Me një ankesë përmes fjalës së shkruar do t’i drejtohem edhe gjykatës së qarkut, por jam shumë i interesuar që në dëbimin tim të dhunshëm nga bibilioteka të jeni prezentë edhe ju mediat elektronike të shkruara e televizive të Kosovës.

Pikërisht në çastin kur do të dal nga BKUK-ja do të deklarohem para mediave të cilat do të vijnë për ta hulumtuar dhe ndjekur e ndriçuar këtë rast, nga BKUK-ja do të dal në orën: 12.00’/h.

Po e ritheksoj; punoj që 33 vite në BKUK, jam po i 33-ti punëtor që largohem në mënyrë arbitrare dhe të pashpjegueshme nga po i njajti drejtor, jam i vetmi magjistër i shkencave të bibliotekarisë në Kosovë, autor i tri librave profesionale dhe më se mbi 150 punimeve shkëncore në Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Slloveni dhe Maqedoni.


Ju mirëpres!
Mr.Xhafer Syla
Mob: 044 / 148 - 244
Prishtinë, 27/09/2007

--------------

Gazetari dhe fotoreporteri Vedat Xhymshiti nga Levizja Vetevendosje na shkruan:


Kerkese per prezencen e mediave nga Mr.Xhafer SYLA‏ Vedat Xhymshiti (vedat.xh@gmail.com)
27. 09. 2007 21:16:58




Pershendetje, te nderuar koleg gazetar, kameraman e fotoreporter. Te bashkengjitur ne atachment e keni nje njoftim per media, i cili iu ben thirrje mediave, qe te jene prezent ne momentin kur Prof.Mr.Xhafer SYLA, do te largohet nga vendi i tij i punes ne te cilin kishte kaluar per 33 vite rradhe, ndersa tani me vendime krejtesisht arbitrare, sipas prof.Syles, drejtori aktual i BKUK-se zt.Salih BASHOTA, ka vendosur qe ta perjashtoj nga puna. kjo si pasoje e iniciativave te profesor Syles, qe ta denoncoj Bashoten per "Krimin qe ky i fundit eshte duke i bere arkivit te fjales se shkruar shqipe ne BKUK".
Profesor Syla, nga zyret e tij ne BKUK del ne oren 12.00'/h ku edhe do te deklarohet para mediave, te cilat do ta ndjekin kete ngjarje.
-- ====================================
photographer VEDAT Xhymshiti
+377 (0) 44 / 679 - 357
http://www.vudiphotographer.tk/
====================================

Tradhtarin Sali Bashota do ta gjykoje Zoti dhe vete populli.

Haki S.Demjaha
Shkenctareve ju nderpritet arbitrarisht mardhenia e punes.




TË GJITHA MEDIAVE NË KOSOVË



N J O F T I M



Më datën 28.09.2007 në orën 12:00 në mënyrë arbitrare duhet ta lëshoj punën në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare te Kosovës, pas 33 vjet pune, në bazë të një vendimit arbitrar të drejtorit te Bibliotekës Sali Bashotës .

Ankesën –Padinë për vepër penale ndaj zyrtarit Sali Bashota do ta bëjë edhe në gjykatën kompetente , por jam i interesuar të njoftoj edhe mediat duke dhënë një Deklaratë se kush është Sali Bashota i cili çdo ditë po e shkatrroi librin shqip , për çka Ju ftojë të jeni te pranishëm .

Deklaratën për media do ta jap pikërisht në çastin e daljës nga Biblioteka me 28.09. 2007 në orën 12:00 para hyrjës zyrtare në Bibliotekë.

Po e theksoj se jam i 33-ti punëtore që largohëm nga Biblioteka nga ky drejtor i dhunshëm.

Në ketë Bibliotekë punova 33 vjet . Jam i vetmi magjistër i Bibliotekarisë ne Kosove,ku së shpejti do ta mbrojë edhe disertacionin në Zagreb “Censura e librit shqip në përiudhen 1945-1999”.Jam autor i 3 librave profesionale dhe mbi 150 punimeve shkencore të botuara në Kosovë, Shqipëri, Kroaci Slloveni dhe Maqedoni,thuhet në kumtesen e magjistrit të shkencave Xhafër Syla.



Prishtinë,27 tetor 2007

23.9.07

PRO ET CONTRA SALI BASHOTES

Ne redaksine tone erdh edhe nje leter e ketij anonimusi .Letren po e botojme,pa komentin e redkasise pasiqe te gjitha jane thene ne shkrimet tona.Qyetari anonim (Said) shkruan:


qytetari said...
Qfar na qenkan keto libra aq te cmueshme qe kurr per to nuk paskemi ndegjuar?
Siq po shihet se pari i pasket vorrosur vet ne bibliotek e jo qe i pasket ruajtur ne te. Prof.Sali Bashota po i varroska per se dyti. Ani çka? Si mund te jete libri thesar i nje kombi kur ai komb nuk e din se qfar po ruan e qfar thesari ka?
Nga ana tjeter qfar patrijota qenket ju kur nuk na tregoni se qfar posedon kombi shqiptar? Ashtu qysh na keni lene pa sqarime dhe si e kemi fituar bote kuptimin tone, kombi shqiptar thesarin e vetem qe e ka eshte qe te jete i pushtuar nga ta tjeret pikerisht fale njerzve si ju. Nuk i dal mbrojtje as Prof.Sali Bashota e as qe te kercenohemi ty, po meqe the se historia do ta qes ne drite te verteten, besoj se ajo tanime po e qete.
Me respakt te "diturve" te keti kombi nje qytetar i lire.

2007-09-19 6.44.PD
STOP PER TRADHTI KOMBETARE SALI BASHOTA

Albania-Press dhe stafi i saje e vleresoje si te arsyeshme qe t'i botoje disa nga shkrimet e shumta qe kane ardhur ne Redaksine tone (Washington) per shkrimtarin prof.dr.Sali Bashota.

Stafi redaktorial distancohet nga Drejtori i BKUK -Bibliotekes kombetare dhe Universitare ne Kosove (Sali Bashota) pershkak se i njajti akuzon te tjeret me nofken kanuni500@hotmail.com e nuk e shef vehten ne cfare pusi eshte vete kur ka bere diferencimin e kuadrit studentor dhe pedagogjike ne Fakultetin Filozofik.

I njajti vazhdoi avazin e vjeter me largimin nga BKUK (33 punetore)si ne kohen e Serbosllavise.

Rasti me inklatant eshte mosvazhdimi i kontrates se punes se bibliotekistit te specializuar Mr.sci.Xhafer Syla,punetor shumevjeqar ne BKUK.

Mu per kete Sali Bashota shpallet person antikombetar qe eshte shume i demshem per shoqerine kosovare ne vecanti dhe kombin shqiptar ne teresi ,ngase i njajti po bene diferencime kadrovike me decenje te tera ne Kosove dhe askush nga zyrtaret e MASHT-it nuk po i thote :"STOP TRADHTARIT SALI BASHOTA".

I njajti,pra Sali Bashota me letra dhe emajla anonim akuzon zotin Xhafer Syla per shume gjera qe i njajti ase qe i ka bere.

Ne emrin e Xhafer Syles,duke keqperdor emajlin e xhafer_syla@hotmail.com ,zoti Sali Bashota , i ka dhene interviste publicstit me kontraverse serb Marko Llopushines ,
ne gazeten e Beogradit "NEDELJNI TELEGRAF" .Zoti Bashota ka tentuar qe me ane te disa intelektualeve te mirefillte siq jane prof.dr.Milazim Krasniqit,prof.dr.Ibrahim
Berishes,prof.Mr.sci.Flamur Dolit
etj ,ta perfole zotin Xhafer Syla.

Por intelektualet e sipershenuar nuk rene ne kurthen e Sali Bashotes,per cka Redaksia Albania Press ,ju shprehe mirenjohje ketyre profesoreve dhe intelektualeve shqiptare.

Haki.S.Demjaha,moderator ne Redaksine "Albania-Press".

Reagimet mund ti postoni ne adresen elektronike:



E-mail:haki.s.demjaha@hotmail.com

Shkrimin dhe komentin e botuar per Sali Bashoten mund ta lexoni
nese klikoni:

http://unitedalbania.org/index.php?option=com_content&task=view&id=397&Itemid=82
Librat e rralle vidhen nga Biblioteka dhe i shitetn TOENA-s se Tiranes!

Me falni qe po ju shkruaj kete leter.Ne mjetet informative te Kosoves u fol keto dite per drejtorin e Bibliotekes Kombetare dhe Universitare te Kosoves,se gjeja ai ka shkatrruar fondin e librave te rralla dhe kurgje kurkujt.Ndaj tij dhe te tjereve nuk u morren asnje mase nga MASHT-i.Meqenese edhe une dije shume gjera per te do te vecoja disa syresh si fjala vjen Zoti Sali Bashota e ka bere biblioteken shoqerore si :"bashqe et babes"...duke punesuar te deshtuarin gazetar z.Fazli Gajraku *ish i punesuar ne gazeten ditore Bota sot dhe ne ish MASHT.Ai pa konkurs u emrua Shef i sektorit per furnizimin e materjalit bibliotekar i cili gjate tere kohes se tij ne pune zyrja e tij eshte e mbyllur dhe gjeja ai eshte duke punuar ne tezen e doktoratures se ish ministrit te MASHT-it ,Mr.sc.Rexhep Osmanit...Nuk eshte Gajraku i vetmi njeri i punesuar nga Sali Bashota ,drejtori i dhunshem i BKUK.Ne kete institucion te larte kombetare dhe shkencore eshte i punesuar edhe Besim Kokollari,bashkeshortja e shkrimtarit Mehmet Kraja,zonja Zize Kraja etj.,kurse tash se voni nga vendi i punes me qyk te zorit u suspenduan Mr.Vehbi Miftari,Mr.sc.Shukrije Rama,Barlet Berisha ,Mr.sc.Xhafer Syla etj...Thuhet se zotin Sali Bashota si asisten ne Fakultetin Filologjik te Universitetit te Prishtines, e kane pranuar pas intervences se nje anetari te Komitetit Qendror te Lidhjes se Komunisteve te Serbise,kurse si drejtor i BKUK e pranoj shoku i tij Rexhep Osmani.Keta dy se bashku fill pas largimit me dhune te ish drejtorit te kesaj Biblioteke,larguan hic me pak se 29 bibliotekare profesional.Vlene theksuar se zoti Bashota me suiten e tij te devotshme vodhi hiq me pak se 1700 libra te rralle.

http://www.studentet.info/modules/ipboard/index.php?act=Print&client=printer&f=7&t=570
Huazim materjali nga webi DERVINA.COM

http://lajme.dervina.com/?sherbimi=lajme&lajmi=2279-1594:117


MOS PREDIKONI KOT, O JU PROFANË!

R e a g i m Reagim ndaj shkrimeve “Mendimi i lirë” me mbititull “Me sebep” dhe nëntitull “Mendimi i lirë përfshin edhe të drejtën e të gabuarit. Mirëpo, nuk e përfshin të drejtën e shprehjes së urrejtjes, të fyerjes e të gënjeshtrës” me autor njëfarë Bardh Rugova si dhe shkrimeve “Sulmohet Mehmet Kraja” dhe shkrimit nënë të, pa titull, një biçim thirravajesh të redaksisë, botuar në të përditshmen “Koha ditore” ditën e diel, më 27 maj 2007 Abdullah Zeneli Lexues i nderuar, duke pasur për ju konisderatat më të shëndosha dhe më të sinqerta, kam detyrim t’ju sqaroj se i gjithë stafi i Grupit Koha, e përditshmja “Koha ditore” dhe “Koha Vizion” ju maipulon katërçipërisht duke ju servirur vetëm gënjeshtra! Se është kështu, kini durim e lexoni si më poshtë: Mendimin e lirë e ka vrarë censura monopoliste informative “Koha ditore”, duke mos botuar reagimin tim për të palarat e servira nga Mehmet Dragoviq sot e shtatë-tetë vjet. Gjitçka për të është e zezë dhe e pamundur. Merrni të gjitha shkrimet e tija në kolumnet makabre të të shtuneve në shtojcën më stereotipe kulturore të botës, njëfarë ‘diskursi...’ pa kurs, ku çdo i dyti shkrim i tij ka epitetin “e pamundur”, “e pamundur”, “e pamundur”...: “Kultura e Kosovës, e pamundur”, “Libri i Kosovës, një mision i pamundur”, “Shkenca e Kosovës, e pamundur”, “Institucionet e Kosovës, një organizëm i pamundur”, “Teatri i Kosovës, i pamundur”, “Historia e Kosovës, e pamundur”, “Filarmonia e Kosovës, e pamundur” e kështu e pamundur pas të pamundure, radhë pas radhe... pra, të gjitha në Kosovë sipas pehlivanit Dragoviq janë të pamundura! Malaziasi me prejardhje shqiptare, z. Dragoviq, sigurisht se paguhet për të cilësuar gjithçka të mirë në Kosovë si të pamundur, ose mbase shqipja e bukur dhe e shenjtë ka, përpos tjerash, edhe një kuptim të dytë, i pamundur, i pa-mundur, diçka që nuk është mundur, është në proces për t’u mundur, duhet mundur, duhet mposhtur, duhet nëpërkëmbur, duhet rrënuar, duhet shkatërruar! Kështu po, aferim! Por të vazhdojmë më tutje: Diçka më shumë se një vit më parë, “Koha ditore”, me paratë e huaja solli në Kosovë projektin “Shekulli XX” me 20 tituj, me tirazhe që kurrë nuk janë bërë të ditura, me një shitje që kurrë nuk i është bërë e ditur opinionit (a thua kush e ka penguar të informojë drejt, saktë, detyrim ky ndaj juve, lexues të nderuar), me gjithë publicitetin e bërë 24 orë në ditë, me gazetë e tv, por... kot... u pa se është projekt i dështuar! Pse? - mund të pyetni me të drejtë o lexues i nderuar, shumë i nderuar, – Pse? Pse? Pse? Sepse ka qenë joprofesionalisht i përgatitur, gabime të pafalshme radhitjeje e faqosjeje, mosrespektim të të drejtës së autorit, saqë edhe kur ndonjë përkthyes i panjohur totalisht nga stafi injorant i Kohës ditore, i vdekur prej kohësh, si i madhi Lili Bare, p.sh. shënohet se me të kontaktuar me përkthyesin do t’i paguhet e drejta e autorit (përkthyesit)! Merrni e shfletoni, të dashur lexues, ata libra të dështuar dhe do të bindeni për ç’ju them! Fundja, besoni vetëm të vërtetës! Madje, njëri nga ata libra, ka qenë e drejtë ekskluzive e “Buzukut” si “Ulku dhe uilli” i Vath Koreshit, apo “I humburi” i Fatos Kongolit i botuesit “Faik Konica”. Por nuk jam treguar i rrëmbyer, as i pakulturuar, as kam përdorur grushtet, edhe pse e drejta ka qenë në anën time! Megjithatë, unë, Abdullah Zeneli, botues i “Buzukut”, shkrimtar askurrë i imponuar, koordinator i 7-8 panaireve të deriatëhershëm, nga 20 titujt e dalë asokohe çdo të mërkurë, për nja pesë prej tyre kam qenë i ftuar në programin e mëngjesit të Koha Vizionit, ku me kulturë dhe gjakftohtësi kam lavdëruar projektin, kam agjituar të kultivohet lexueshmëria, por Grupi mosmirënjohës Koha të gjitha botimet e botuesve të tjerë i shan, i injoron, i margjinalizon, i fyen siç vepron në vazhdimësi dhe kurrë pa ndalë, z. Dragoviq me kompani! Ndaj ju dhemb reagimi im që nuk e botuat falë ndjenjës suaj ‘sedërvrarë’ me titull “Ndalu pak, ti plesht gazetash”! Turp! Një milion herë turp! Dhe shahet një panair libri i vlerësuar i suksesshëm nga shumica prej mbi 50.000 vizitorësh, i vlerësuar i suksesshëm nga shumica prej 120 ekspozuesve pjesëmarrës (ndër ta edhe Grupi Koha, me stendë falas që ka mungesën më elementare të kulturës dhe shan, por, fundja shan vetveten!), i vlerësuar i suksesshëm nga mbi 100 shkrimtarë eminentë, përkthyes, studiues etj., të të gjithë hapësirës shqiptare, Kosovë e Shqipëri, Maqedoni e Mal i Zi, diasporë e rajon, i vlerësuar i suksesshëm nga shumica e mediave qofshin ato të shkruara apo elektronike, përveç Grupit Koha, Gazetës tendencioze dhe aspak profesionale Express, gazetës “Tema” të Tiranës, ku kontrabandon të gjitha shkrimet e “diskursit...” të Kohës ditore kolumnisti matrapaz Dragoviq! Z. Bardh, përse nuk e arsyetoni emrin, por shihni edhe ju vetëm zi, zi, zi? Ndërrojeni emrin me dy dëshmitarë nga Bardh në Galan si Dragoviqi, me Krajën. Dhe gënjeni pastaj lirisht me një emër tjetër dhe i besoni pastaj atij emri si vetvetes, apo herë Bardhit, herë Galanit, se s’ka të tjerë që ju beson në këtë fytyrë toke! A nuk ka qarë nga emocionet në sytë e tu të verbër, o Bardh Galani, dhe në sytë e mbi 100 të pranishmëve një sebep juaji, me emër e mbiemër Ibrahim Çavolli, për librin e mrekullueshëm botuar nga një botues kosovar, përuruar në ambientet e mrekullueshme të një panairi të vërtetë libri, si ky i Prishtinës, që bëri bashkë gjithë komunitetin e librit, përpos lahperave si ti me shokë?!... Po, i bëri bashkë, madje në një nga ditët bëri edhe një gala mbrëmje shumë të kushtueshme, por hallall, me orë letrare, me çmime e mirënjohje si gjithë bota e qytetëruar, por ju, njerëzit e mëhallës, s’shihni dot përtej hundës suaj! Po jua përkujtoj edhe një herë: “Jam kosovar...!” titullohet libri, dhe është botuar me djersën e botuesit kosovar “Buzuku”. Por, nuk e vë në dyshim, jam krenar për këtë, së këndejmi edhe shumë i pezmatuar për injorancën tuaj të shfaqur hapur dhe tendencioze katërçipërisht. Ju lutem, mbrojeni sa të doni censurën tuaj diktatoriale, mbrojeni sa të doni karaxhozin Dragoviq, mbrojeni sa të doni vetveten, por e keni gabim, katërçipërisht gabim, ju o të palarë, ju që përpos të pëgërave s’dini të servirni gjë tjetër! Ani, servirni, servirni, servirni! Por mendimin e lirë nuk mund ta ndaloni, ai tashmë është në mbi 200.000 eletra (term imi për letra elektronike, e them pa modesti, do të më falënderohej i madhi Çabej për një fjalë të re në gjuhën shqipe!) numër ky që po shtohet nga dita në ditë si një uragan i vërtetë! Turpi juaj tashmë ka vërshuar globin! Dhe mos predikoni të pavërteta se më nuk ju beson njeri! Po të bëja shkelje ndaj qetësisë publike, ndaj prishjes së rendit publik, unë sot do të isha nën pranga, në ndonjë nga burgjet e Kosovës, të cilat janë të etshme për stafin tuaj nepotist, mafioz, monopolist dhe që shkel të drejtën e kodit gazetaresk – të drejtën e reagimit. Kot gënjen z. Gazmend Çyryk Syla i Asociacionit të gazetarëve ‘të lirë’ dhe gjoja profesionistë (me një kurs të përmjerrtë dy-tremuajsh gazetarie) të Kosovës, i stafit tuaj nepotist, të më falni për përsëritjen, sepse ai, Çyryku, s’di ç’është informimi i lirë dhe e drejta për reagim të cilën ma mohon, edhe pse i kam shkruar më se një herë. Një Gazmend Çyryk, një Gazmend Qyqe!... Por... ka gjyqe. Që nesër do ta parashtrojmë ankesën dhe kërkesën për dëmshpërblimin sipas ligjit në fuqi! Në vëmendjen tuaj: Unë di të shkruaj ashpër, di të shkruaj bruto, di të shkruaj libero, di të shkruaj me figura, di të shkruaj poezi, tregime, romane, drama, kritika të çfarëdoshme, me një fjalë i di të gjitha, se jam njeri i profesionit dhe i moralit të palëkundur... gjë që ju as jeni, as keni për të qenë ndonjëherë... Vallahi e dhimbshme, por qe besa e vërtetë! Për fund, meqenëse z. Dragoviq i dhemb shumë për zgjedhjet në Shoqatën e Botuesve të Kosovës, jua them hapur, shoqatën e mbajnë me vullnet dhe entuziazëm që prej themelimit vetëm dy veta: Nazmi Rrahmani dhe Abdullah Zeneli. Të tjerët kanë interesa të tjera, atje ku ka para, karrierë, post e kolltuqe, si bie fjala i akadamikëve Podrimja, Ferri, Basha, Aliu e Dragoviq, i drejtorit të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, hajnit ordiner Sali Bashota, i cili ka punësuar zonjën Zizë (prapë zi!) Dragoviq, pra, gruan e Mehmetit tuaj, dhe si drejtor është në konflikt interesi, hem botues i “Rozafës”, hem drejtor i bibliotekës ‘kombëtare’, hem ligjërues, hem rapsod vargjesh të kurrfarta e shumë heme të tjera dhe që ka monopolizuar të gjitha bibliotekat e Kosovës dhe shet paturpësisht librat e miqve të vet, të “Rozafës” dhe të PEN-it në një anë, ndërsa bllokon pa përjashtim botuesit e tjerë të Kosovës, pra edhe “Buzukun”! Radha e miqve shkon edhe më tutje e këtij sojliu: tek akademikët senilë e të PEN-it me aparatçikë të djeshëm e të sotëm, unikë në gjithë rruzullin tokësor! Porse këto deformime nuk ‘i sheh’ Dragoviqi juaj, as stafi juaj, as injoranca juaj! Në Shoqatën e Botuesve të Kosovës, me krenari dhe hangari, më se shtatë vjet, punojnë vetëm dy veta: Nazmi Rrahmani dhe Abdullah Zeneli. Pa kurrfarë anëtarësie, pa kurrfarë rroge, pa kurrfarë kompensimi... Dhe akuzohemi paturpësisht nga gomari Dragoviq me kompani... Kaq!

Përunjësisht lexues të respektuar, Pa asnjë respekt redaksi e Kohës ditore, ju profanë që predikoni kotnasikoti! Abdullah Zeneli

Botues i “Buzukut”, shkrimtar dhe koordinator i të 9-të panaireve të librit të Prishtinës