10.8.07

From : valentina korqa
Sent : Friday, August 10, 2007 7:17 AM

STOP POLEMIKAVE

(LETËR PUBLIKE,NGA MOTRA E DËSHMORIT)

Fillimishtt ju kërkojë falje për këtë ndërhyrje më të vetmin qëllim se tema e polemikës se kush është tradhtarë e kush është patriot ,si dhe e-majlat e ricikluar që po i lexojmë në adresat tona private kete poi lexojnë edhe familjarët e dëshmorëve të kombit. Vallë a ju ka vajtur mendja që ne Familjarët e dëshmorëve kur i lexojmë letrat e këtyre “patriotëve më bateria”na lendoni shpirtërisht . Mosni ju lutem o “patriota” mos ricikloni letra të trapëve të internetit ,sepse të dashurit tanë ia fallen jetë Kosovës jo për thashë e theme ,por atë thjeshtë e bën si sublime për një Liri ende të brishtë që po e shijojmë.

NUK E DI ORE, PO BEFASOHËM NGA KËTO LETRA BROCKULLA TË CILAT PO I LEXOJË MË NJË KËRSHËRI DHE I BEJË PYETJE JUVE:
VALLË ,A KEMI OBLIGIM ( ENDE) PËR KOSOVËN QË NA LANË AMANET DESHMORËT ,RRUGËN E TË CILËVE NUK E TRASUAM GJER NË FUND ! PSE VALLË PASKA ENDE SHQIPEFOLËSA QË SHKRUAJNË KUNDËR DESHMORËVE ! JU LUTËM,KENI KUJDES TEK SHEHITET,TE LUFTA JONË ÇLIRIMTARE KU ATA MË POPULLIN TONË MARTIR ,BËNË KTHSËN PËR FËMIJTË E FËMIJVE TANË TË JETOJNË NË LIRI!!!
NDOFTA ,S’IA VLENË T’JU SHKRUAJË KËTO FJALË , SE MË SA PO E SHOF ,AKOMA NË MESIN TONË PASKA TË TILLË ,QË NOSTALGJINË E UJQËRVE TË ZI ,TA KTHEJNË PRAPË NË MESIN TONË. ÇMONI LUFTËN QË ËSHTË BEREË NË KOSOVË ,ÇMONI GJAKUN E DERDHUR TË MARTIRËVE ,ÇMONI TË ZHDUKURIT,KU ESHTRAT E TYRE ENDE SI DIJMË SE KU JANË . KOSOVËS I LYPSËN NJERËZIT E SAKRIFICËS QË PUNOJNË PËR ATDHEUN TONË DEMOKRATIK. NË FUND SA I PËRKETË FLORI BRUQIT ,LIRISHT THEMË UNË MOTRA E DËSHMORIT ( SE AI ËSHTË SI FLORIRI I PASTËR SI LOTI) DHE PA FIJE DYSHIMI ASNJËHERË PERSONALITETI I TIJ, NUK KRAHASOHËT MË TRAPËT E INTERNETIT QË JANË NOFKA ,QË PO “XHVESHIN” NGA GJELOZIA BIOGRAFINË E ATDHETARIT FLORI BRUQI NGA XHELOZIA E TYRE PATOLOGJIKE .

JU LUTËM ,KENI VEMEDNJEN ,PUNONI PËR TË MIRËN E MËMËDHEUT ,LENI KËTO POLIMIKA ,DHE HARRONI E-MAJLAT TONË .

ME RESPEKT ,

Valentina Korqa(Motra e dëshmorit Rexhep Mehmet Mala)
10.08.2007
-----------------------------------------------------------------
HERONJTË E KOMBIT VDESIN DUKE KËNDUAR

Nga Mr.sci.Flori Bruqi,Prishtinë

Dëshmori i Kombit, njëri nga fytyrat më militante të organizmit ilegal të rinise studentore, Rexhep Mehmet Mala, qysh pas demonstratave të pranverës së vitit 1981 do të shkruante:"Çdo herë, pas çdo terrori ndaj popullit tonë, dhelpra plakë – xhelati Tito, hiqej sikur nuk kishte ditur gjë dhe menjëherë, sa për sy të botës, e gjente ndonjë “fajtor” edhe pse ai ishte krimineli dhe dorasi më i ndyrë i të gjitha kohëve për shqiptarët. Sa bukur dinte të luante bishtin në situata të rrezikshme dhelpra plakë. Në këto raste ai hiqej sikur donte t’ia shëronte plagët e shkaktuara shqiptareve. Hiqej sikur zemra i “përvëlohej” për shqiptarët me gjakun e të cilëve jetonte. (...) Populli ynë thotë: “Turpi me i madh është te presësh të ta shëroje plagën ai që ta ka shkaktuar"... "Zemra, e cila këndonte në zë edhe në brendinë e saj, s’mundi kush me ia ndalë dëshirën për të kënduar, edhe në qeli kur isha, rrëfente Rexhep Mala “s’kishte ditë që s’këndoja edhe pse ishte rreptësishtë e ndaluar, posa dëgjonin zërin gardianët e burgut , vinin dhe me ndërprisnin, por s’më mungonin as ndëshkimet nga gjakpirësit e ndytë, ata posa u largonin unë sërish filloja me zë të ultë e dalëngadalë me buronte një energji dhe e ngritja zërin aq lartë, kujt i këndoja vallë..., popullit tim, heronjve, dëshmorëve të rënë për liri, qëndresës heroike të vëllezërve e motrave të mia shqiptare”. Ushtar i lirisë, simbol i qëndresës kombëtare shqiptare, martir i Shqiptarisë, Rexhep Mala, u lind në Hogosht të Dardanës me 26 mars 1951 nga e ëma Fahrije dhe i ati Mehmeti familje me kushte mesatare ekonomike por me një traditë shumë të pasur atdhedashëse e patriotike. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren në tërësi Rexhep Mala e kreu në Hogosht, më pastaj, meqë i ati Mehmeti shpërngulet ne Gjilan, Rexhepi e vazhdoi gjimnazin këtu e si nxënës i vitit të III-të, ku ishte ndër organizatorët e parë në organizimin e demonstratave të 1968-ës. Në vitin shkollor 1969/1970, kur bijtë e bijat shqiptare po kërkonin të drejtat e tyre Brenda shtetit dhe okupatorit të ndytë, Rexhepin e përjashtojnë nga shkolla me ç' rast Rexhepi ishte i etur jo vetëm n¨r çështjet atdhetare për lirinë e atdheut. por edhe për pasurinë e horizontit te tij në aspektin intelektual dhe gjimnazin e vazhdoi në Preshevë ku edhe e kreu me sukses. Në vitin shkollor 1970/71 me kënaqësi të veçantë ushtroi detyrën si mësimdhënës në fshatin Marec të Prishtinës, mirëpo i etur për dituri dhe për të studiuar, ndërpreu punën dhe u regjistrua ne fakultetin Ekonomik ne Prishtinë, me plot sukses kryen vitin e pare te studimeve, ishte edhe në ilegalitet dhe pas një ndërprerjeje kaloi në Shqipëri nga edhe kthehet shumë shpejt me bindjen se duhet vepruar nga afër dhe pikërisht në Prishtinë, rrugëtimi, shkuarja-ardhja e tij ne Shqipëri i kushton me burg që ndëshkohet nga Gjykata për kundërvajtje e Gjilanit, e burgosën plot 28 ditë, del nga burgu për te kaluar një kohë edhe jashtë shtetit te Jugosllavisë, të cilin Rexhep Mala s’e njohu kurrë si shtet te tij. Kaloi një kohë edhe në Francë, Gjermani, Itali dhe në Zvicër.


Rexhepi kudo që ishte, kudo që shkonte dhe me këdo që ishte në shoqërim, e kishte vetëm idealin e tij për një Kosovë të lirë dhe të pavarur, por ishte në përndjekje nga barbarët hap pas hapi, me ç'rast si pjesëtar i Lëvizjes Nacional Çlirimtare, pikërisht në vitin 1974 së bashku me Adem Demaçin e shumë anëtarë të tjerë arrestohet dhe pas 9 muaj hetimesh dënohet me 9 vite burgim të rëndë. Ndonëse ishte i papërkulur me qëndrimet e tij prej patrioti të denjë dhe me parime e synime te qarta , Rexhën e shëtisin nëpër shume burgje të ish-Jugosllavisë fashiste si në Prishtinë, Mitrovicë, Zenicë, Shtip, Idrizovë, Prizren, Foçë e në Mostar e që pikërisht më 23 maj 1983 pas 8 vite vuajtjesh e maltretimesh lirohet nga dyert plot egërsi dhe vuajtje të pashlyera, ngase pjesën më të madhe të dënimit e kishte kaluar i vetëm nëpër qeli të burgjeve te sipërpërmendura, të cilat s’arritën dot ta thyejnë apo ta detyrojnë të jetë i urtë për pushtetin komunist që s’e njohu kurrë ne jetën e tij. Doli nga ato dyer te ndyta dhe e gjen atdheun, Kosovën po aty ku e kishte lënë më parë, pas 8 vitesh Rexhep Mala nuk vëren se diç kishte ndërruar, jo… sërish të robëruar me ç' rast atë jetë me atë robëri Rexha s’e deshi kurrë dhe me plot energji futet serish ne rrugën drejt realizimit të synimeve dhe idealit të tij, gjen shokun e idealit Nuhi Berisha dhe futen prapë ne ilegale, pas daljes nga burgu e shkroi edhe një shkrim në të cilin thotë: “Tash e tutje edhe ne do ja fillojmë këngës, bile këngës të cilën askush s’do të mund ta këndoj më mire se ne, zjarrit do t’i përgjigjemi me zjarr meqë s’na keni lëne rrugë tjetër, s’latë gjë pa bërë mbi këtë popull e që me ju s’ ka kurrfarë marrëveshje, jemi dy palë të papajtueshme e kundërshtare, e pasi që e keni mbushur kupën qëmoti, durim më nuk ka, e ju e keni humbur çdo ndjenjë humane…” ndonëse në çdo hap i përcjellë, UDB-ja u bie në gjurmë, por trimat në fjalë lidhen besa-besë për të mos u ra në dorë të gjallë xhelatëve dhe më 7 tetor 1983 kalojnë në ilegalitet, në lagjen e trimave te Prishtinës, në një luftë të pabarabartë, por me këngë dhe rafalë armësh më 11/12 janar 1984 ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë. Pa dyshimi se Rexhep Mala ishte njeri nder trimat më të mëdhenj kosovarë, që pas LDB-së i parapriu luftës së armatosur të popullit shqiptar të Kosovës për çlirim nga armiku shekullor serbosllav, andaj Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Tahir Meha, Afrim Zhitija e Fahri Fazliu, Ali Ajeti e Bajram Bahtiri e shumë të tjerë u shndërruan në një ushtri të madhe me të pjekur e më të organizuar, e cila do të bëhet realitet vite më vonë, me çka edhe gjaku i tyre bashkë me amanetin që patën sikur do te përmbushet në një masë nga shokët e tyre të idealit. Në dosjet e SPB-së të Kosovës ceket qartë se Rexhep Mala ishte ndër të burgosurit më të pathyer, i cili më së gjati kishte mbajtur grevë urie, me gjithë këtë, ai arrin që edhe pse në kushte të vështira të shkruaj ditarin nga burgu “Kujtime nga Burgu”, ku paraqet jetën shume të vështirë dhe torturat më çnjerëzore mesjetare të UDB-së që ishin përdorur e ushtruar kundër tij. Meriton të theksohet edhe intervista ne vazhdim me Kryetarin e Frontit Për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH)

Gafurr Adili: Kosova Live: Bashkimi kombëtar a mendon se është projekt i hershëm apo i vonuar i shqiptarëve dhe si mendoni ta bindni opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar për një ide të tillë? Valdet Vardari(Gafurr Adili, v.j) Ribashkimi Kombëtar është projekt i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe si një pe i kuq ky program ka vazhduar që nga kjo periudhë e deri në ditët e sotme. Për ketë ideal kanë luftuar të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e kombit, ndër të cilët janë edhe dëshmorët: Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Zija Shemsiu e Bajram Bahtiri, Afrim Zhitija e Fahri Fazliu, Bahri Fazliu e Agron Rrahmani dhe Ilir Konushevci, Adem e Hamzë Jashari me Familje, Fehmi Lladrovci e Xhevë Krasniqi, Luan e Shkelzen Haradinaj, Iljaz Kodra e Abedin Rexha e dhjetëra e dhjetar dëshmorë e dëshmore të kombit. Populli shqiptar ka filluar të bindet se e vetmja rrugëdalje nga ky udhëkryq, si dhe për t'u zhvilluar e për të përparuar si komb, rrugë tjetër nuk ka, përveç ribashkimit kombëtar; kurse, faktori ndërkombëtar ka filluar të vetëdijesohet se për t'u krijuar paqja e vërtetë dhe stabilitetit i përhershëm në Ballkan duhet qe kombi shqiptar të ribashkohet në një shtet të vetëm kombëtar në Ballkan, në SHQIPËRINË E RIBASHKUAR. EPOKA E RE: Ramadan Avdiu: Më 11 janar të vitit 1984 do të vriten bartësit kryesorë të këtyre përpjekjeve të ristrukturimit, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ndërkaq Bajram Bahtiri do të vritet më 8 shkurt 1984. Në vazhdën e kësaj fushate jam arrestuar edhe unë, më 14 shkurt të vitit 1984, në Velika Goricë, afër Zagrebit. Të njëjtën ditë është arrestuar edhe Afrim Zhitija, i cili po ashtu ishte në shërbim ushtarak në Banja Llukë................. “Lajmet" e dt. 16.01.2004: Pas 20 vjetësh rënie bëhet rivarrimi i heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha bëhet në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan Rivarrimi i eshtrave të dëshmorëve të kombit, Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, ka bashkuar në Gjilan mijëra qytetarë nga Kosova dhe të gjitha viset shqiptare… Dy dëshmorët e lirisë u rivarrosën pas 20 vjet të rënies së tyre, përkrah dëshmorëve të tjerë të luftës çlirimtare të UÇK-së, UÇPMB-së, Ushtrisë Kombëtare të Maqedonisë, pikërisht më 11 janar 2004, në ora 12.30, në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan… Dy dëshmorë të lirisë u rivarrosën pas 20 vjetësh të rënies së tyre, përkrah dëshmorëve të tjerë të luftës çlirimtare, pikërisht më 11 janar 2004, në ora 12.30, në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan. Rivarrimi i eshtrave të dëshmorëve të kombit, Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, bashkoi në Gjilan mijëra qytetarë nga Kosova dhe shumë vise tjera shqiptare; në shenjë të 20-vjetorit të rënies së tyre heroike. Secili qytetarë donte t`i nderonte në këtë ceremonial rivarrimi, ku merrnin pjesë struktura nga Qeveria e Kosovës, udhëheqësi Komunale e Gjilanit, përfaqësues të TMK-ës, subjekte politike jo vetëm të Kosovës, por edhe nga Kosova Lindore e Maqedonia, familje dëshmorësh, dhe ish luftëtarë të UÇK-së e të tjerë që kishin ardhur për t`i bërë nderimet veprës së tyre madhore dhe heroike për çlirimin e Kosovës nga armiku barbar serb. Homazhet u bënë para platos së teatrit të Qytetit nga qetarët, ku ishin vendosur eshtrat e tyre në dy arkivole pranë njëri- tjetrit ashtu siç kishin rënë 20 vjet më parë, qytetarët përkulen para tyre ngase ata derdhën gjakun e tyre që Kosova të jetë pa pranga dhe mbi të buzëqesh dielli i lirisë që ata e deshën me shumë se vetë jetën e tyre ndaj edhe për këtë tokë u flijuan e ranë që mos të vdesin kurrë. Pas homazhit në qendër të qytetit,para Teatrit,eshtrat e tyre u bartën deri tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit,ku u rivarrosen me nderime të larta ushtarake nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Rexhepi e Nuhiu ishin dy shokë të pandarë që i bashkoi ideali dhe lufta për lirinë e Atdheut të robëruar, Kosovës nënë, robëria armike-prangat, e të cilit kishin filluar t`ndryshkën, prandaj veprimtaria në ilegalitet ishte më se e domosdoshme. Prandaj sot për veprën patriotike te Rexhep Males me plot krenari flasin bashkëpunëtoret, bashkëluftëtaret, bashkëfshataret dhe mbarë Kosova në përgjithësi, ndonëse emrin e Rexhep Males e shohin në çdo flamur me shqiponjë dykrenore, e hasim në shumë rrugë të cilat me nder e krenari mbajnë emrin e tij , në shumë sheshe e vatra edukativo-arsimore, e piktorëve, poetëve dhe këngëtareve u linden frymëzime dhe vargje të reja, po ta vizitoni Gjilanin, aty do të jeni edhe më të gëzuar ngase shtatorja e ngritur vitin e kaluar në Gjilan, ku qytetit i bëjnë roje edhe në ditët e sotme duke ndriçuar dhe shtuar krenarinë dy simbole të kombit Rexhep Mala e Nuhi Berisha që shquhen ndër figurat më të ndritura të qëndresës sonë kombëtare. Hashim Thaçi:”…Unë shoh lirinë ne zemrën e qytetit, shoh lirinë ne zemrat tuaja. Ne gjithmonë kemi qenë krenarë për djemtë dhe vashat e Gjilanit. Ata gjithmonë kanë dhënë një kontribut të çmueshëm për çlirimin e Kosovës. Ju ishit ata që në vitin 1968 dhe më 1981 i dhatë grushtin më të rënde regjimit titist. Prandaj, ndonëse sot nuk janë fizikisht këtu me ne dëshmorët e kombit, si Kadri Zeka, Metush Krasniqi, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, ata janë sot këtu në zemrat tona. Ata ranë për lirinë e Kosovës, pikërisht për ketë ditë. Ju që nga themelimi i UÇK-së keni dhënë një kontribut mjaft të çmueshëm në mobilizimin, masivizimin dhe fuqizimin e saj në të gjithë Kosovën. UÇK-ja ishte ajo që bashkoi popullin dhe fitoi respektin e bashkësisë ndërkombëtare” (31.10.1999).

Floart-Press(www.bruqi.com)

Nuk ka komente: