7.8.07

Leter nga Franca
From : Simbad Detari
Reply-To : vasilq@yahoo.fr
Sent : Monday, January 15, 2007 7:07 PM
To : Flori Bruqi
Subject : Urime ...

Inbox


I dashur Flori,
Urime per kete shkrim,teper njohes ne informacion e po ashtu,te ndjere ne stilin e te shkruarit.Padyshim,Jusuf Gervalla eshte dhe do te mbetet nje personalitet i shquar i Kosoves dhe kombit shqiptar,ne shume fusha.Ai eshte Deshmor i Madh i Lirise se Kosoves dhe per kete duhet t'i behen nderimet e duhura,kudo e kurdohere.Ata,te miret e te shquarit - rane,u vrane,u bene theror - natyrisht,per Kosoven.Pa dyshim,krahas tyre,kane luftuar e punuar edhe shume te tjere,por ne kohen kur rrezikonte Jusuf Gervalla - koken nuk e kishe kurre te sigurte.Per fat te keq,ka edhe njerez-hiç qe tani,mbas Lirise,i bien gjoksit me grushta lavdie dhe guxojne te hedhin balte mbi figura te tilla ideale si Jusuf Gervalla me shoke.S'ka se si te ndodhe ndryshe: sepse çdo popull ka Heronjte e tij e krahas tyre,per fat te keq,ka edhe skarcitetet,funderinat,vulgun,njerezit pa princip,aventurieret,tregetaret e flamujve si edhe tabore individesh medikor te shume e shume kallepeve ...
Me nderime:
Vasil QESARI
- France -

Nuk ka komente: