7.8.07

Ndaj armiqeve do te jem gjithmone i paskrupulltë


From: "Bruqi Flori"

To: art-cafe@alb-net.com

CC: u_s_sh@yahoo.com, bruqi-flori@hotmail.com

Subject: AKUZE PUBLIKE!

Date: Thu, 18 Jan 2007 21:38:22 +0000


Shkrim i botuar ne blogun virtual:

http://floart-f.blogspot.com/2007_01_01_archive.html



PSE BLOGU VIRTUAL www.studentet.info NUK I HOQI MASKAT

Prishtinë, 18 Janar 2007

Më keqardhje NJOFTOJË edhe njëherë opinionin shqiptar se blogu virtual http://studentet.info nga Tetova në mënyrë të paskrupullt nga vetë Stafi dhe disa nofka të pandershme në mënyrë sistematike shpifën për zëdhënësin politik të FBKSH-së z. Gafurr Adili, ku ushtarët e AKSH-së i quajtën hajna, kurse Kryesine e saj si profiter lufte.

Unë nuk e shoh të udhës të polemizojë më mullinjtë e erës. Të njëjtit janë të paguar nga vetë dreqi, për të shkatërruar çdo gjë, që është shqiptare(UTSH-në UP-në etj).

Ata fyejnë edhe luftën e lavdishme të Kosovës, dhe se për ta Ilirida është Maqedoni. Çdo diskutim me ta është sikur të bisedosh me blogjet www.savekosovo.org e cila financohet nga lobi serb i Beogradit, për të cilën gjë shkrova publikisht në FLOART-PRESS, ART-CAFE dhe FLOART.

Një gjë e tillë çdo herë ndodhë të Shqiptarët, qoftë në Kosovë, Shqipëri, Iliridë, në kohën kur Evropa plakë bashkë më Pashallëkun e Beogradit dëshirojnë të Leopardizojnë Kosovën si “Srpska Bosnjën”…

Sidoqoftë lepurushave të këtyre blogjeve virtuale nuk ia zë për të madhe, pasi që ende janë në pelena, por fatkeqësisht ata është duke i financuar ose Qeveria e FYROM-it ose Firma “DR. PANOVSKI” nga Shkupi.

Këtë po e them se mbi 6 vjet kjo firmë e financoi firmën “MEDISAN CO” të njëfarë Sadi Bexhetit, tash rektor i UTSH-së, i cili ishte i lidhur si mishi me thoin me Dr. Panovskin gjatë Luftës në FYROM dhe pas saj në Tenderët, që e shkatërruan, pothuaj, deri në palcë Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës.

Sa i përketë “shkrimtarëve” dhe “patriotëve me bateri”, z. Bahtir Hamza, Krenar Gashi(Kameleoni,kastrati,buka) , Nezir Myrta (Momo Radoniqi),Besnik Krasniqi nuk kam çka flasë më, sepse të njëjtit janë të njohur më emajla anonim, që po shtinë përçarje më fytyrat e ndritura të forumeve virtuale.

Ndërsa, sa i përket forumit virtual PRISHTINA-TEAM dhe ARS-it të malazezit, Irhan Jubica(Ljubica), kam shkruar me dhjetëra here se të njëjtit i urrejnë shkrimtarët më në zë shqiptar, qoftë ky Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Ali Aliu, Dhimitër Shuteriqi, Ali Podrimja,…Flori Bruqi, e qindra të tjerë, që para dy vjetësh i bëra lesh përshesh në internet.

Tash nofkat më të reja të internetit janë djallëzuar dhe të ushqyer mirë me Denarët e Panovskit (fancy_boy, tonny_77_m, deri dje nofkë interneti njëfarë “LirimShabani”, Cusack, Plaku_i_urte, Pretorian, hummel, Uskana2006, lili82, Rami Mislimi”studenti”, Kameleoni etj., nuk patën guximin “studentor” ti demantojnë dhe të tregojnë se kënd Flori Bruqi e spiunojë apo e dënojë më burg gjatë monizmit jugosllavë ...

Të njëjtin (pra mua Flori Bruqin) më dënuan baballarët dhe xhelatët barbarë serbosllavë, në mesin e të cilëve kishte edhe spiunë shqiptarë …Por Flori Bruqi nuk u gjunjëzua ua tha edhe atëherë, edhe tash në kohë të Liberalizmit Demokratik të Kosovës në SY, se ende ka në disa redaksi tona informative xhelatë e udbashë që spiunuan vëllezërit Gërvalla dhe liderë tjerë, që nuk e kanë guximin intelektual t’i emërtojnë më emër dhe mbiemër. Spiunët janë të pozicionuar në grupin e ELEFANTËVE & GILGAMESHËVE, MPB, UNMIK, OSBE etj.

Falë punës sime jam pozicionuar në një firmë, që shumë firma tjera në vend më kanë lakmi për biznes të pastër dhe punën time intelektuale (publicistike dhe shkencore).

Flori Bruqi

Nuk ka komente: