7.8.07

Burimi:http://www.zeriilarget.com/arkivi/000779.html


Llemadeo Dugagjini , Tregime te reja.

Kur kritikon Servilët

Tregim

…Një herë në klasen e pestë, ai e kishte vënë re, se si shoku i tij i bankës qeshte disi në një mënyrë të veçantë, sa herë që e shikonte mësuesin duke kaluar pranë tij, apo sapo mësuesi hynte në deren e klasës për të filluar mësimin. Ai sillej në një mënyrë të çuditshme, si të ishte i mësuar nga dikush, për ti rënë në sy mësuesit sa më shpesh.
Ai nuk ishte si ato vogëlushët, të cilat në kohën e trëndafilave, sillnin çdo ditë Trëndafila dhe suleshin si zogëzat pranë klloçkës…se kush të ja dhuronte më parë lulet mësueses.

Çuditërisht ai e kishte vëne re që mësuesi nuk ja varte fare` sjelljes së tij, biles një ditë mësuesi e kishte pyetur; nëse mos` ai ishte i sëmurë mendërisht, që e ndiqte mësuesin në cdo vështrim, duke zgërdhirë dhëmbët në një mënyrë te cuditshme, sikur donte që ti kërkonte diçka…

Ashtu mësuesi duke qënë i bindur që ai nuk ishte i sëmurë, një ditë i tha:
-Salush, më trego a mos vallë të ka thënë njeri që ti duhet të më ndjekësh me sy gjithë ditën dhe të më qeshësh aq gjatë, sa herë që më shikon mua?

-Po mësues, më ka thënë mami që sa herë të të shikoj, të të buzeqeshi, pasi ajo më ka thënë se është shënjë e mirësjelljes…tha Salushi, duke u skuqur në fytrë, gjë që të bënte të kuptoje që ai fshihte dicka.

Mësuesi i befasuar nga fjalët dhe skuqja e vogëlushit, mori frymë thellë dhe i tha:
-I thuaj mamit që të vijë nesër bashkë me ty në shkollë!

Të nesermën erdhi Salushi në shkollë bashkë me mamin e vet. Dhe mbasi mësuesi kishte folur me nënën e tij, që prej asaj dite Salushi nuk i zgërdhihej mësuesit më, biles shpesh ai e mbante dhe kokën ulur.

Valdrini e kishte pyetur atëherë Salushin se cfarë kishte ndodhur, përse ai nuk i qeshte më mësuesit si më parë?
Mirpo Salushi i kishte thënë shokut të vet që:
- Kam bërë shumë gabim që e kam shikuar mësuesin ashtu aq shpesh duke i qeshur aq gjatë, dhe biles dhe mami im ka bërë gabim që më ka mësuar ashtu, pasi mësuesi i tha mamit tim edhe mua që: "Nuk e marr aspak me hatër djalin tuaj pse ai më zgërdhihet çdo ditë. Ajo mënyrë e të shikuarit është servile, ashtu që mësoje tët bir që të rrijë normalisht si gjithë të tjerët në klasë dhe të njdekë më shumë mësimet se sa lëvizjet e mija nëpër klasë për të më buzëqeshur". Mësuesi i tha mamit edhe që:
"Servilismi është sëmundje e rrezikshme e shoqërisë, ju nuk duhet të ja mësoni atë lloj sjellëje djalit tuaj ?!".
Ashtu që dhe mami më ka thënë që ka qënë shumë gabim ajo gjë, ndaj unë nuk qesh më ashtu si budalla dhe më vjen turp për atë që kam bërë ditët e para të shkollës.

***
…Që në atë kohë, Valdrini nuk i kishte harruar asnjëherë ato fjalë, biles ai ia kishte treguar edhe të atit atë çfarë kishte ngjarë me shokun e tij të bankës, dhe e kishte pyetur aq shpesh të atin në lidhje me rastet kur njerëzit servilë dëmtonin shoqërinë, apo njëri tjetrin me sjellje të tilla.

I ati i kishte treguar shumë raste dhe biles edhe ngjarje të vërteta kur njerëz të veçantë, me sjelljet e tyre servile ndaj pushtetarve, kishin arritur deri aty sa të fusnin njerëz të pafajshëm dhe në burg, duke u shpifur kundër tyre, vetëm e vetëm për ti treguar punonjësit të sigurimit, apo sekretarit të partisë se sa shumë, gjoja, e donin partinë dhe shtetin, ata tipa.

-…E shikon atë kasollën atje, i kishte thënë i ati një ditë Valdrinit, atë që tymon e terë çatia sikur po digjet për brënda…
-Po, iu përgjigj ai të atit, bile një ditë kam kujtuar se po digjeshin robt e asajë kasolleje brënda.
-Ajo është kasolla e Ujk Gjeloshit, djalin e tij e ke në klasë ti, i tha i ati.
-Po more Atë, por ai rrin në bankë të fundit se është krejt i grisur, zhele zhele, e më të thënë të drejtën më vjen shumë gjynah për të, se edhe e tallin shokët, por unë nuk i lëj ta tallin jo…vazhdojë Valdrini i cili të linte përshtypjen se sikur donte të tregonte një roman të tërë me atë që ndodhte me shokun e tij të klasës, Franin, djalin e Ujk Gjeloshit.

I ati me një keqrdhje të dukshme në fytyrë, për ate cfarë ndigjoj` se ndodhte me të birin e mikut të tij, Ujk Gjeloshin, vazhdojë të i tregojë më tej.
-Eh`more bir, ata e tallin atë fëmije, e tall koha, e tall rreziku i ynë që në këtë katund ka vërtetë një servil, që u shkon mbrapa gjithë ditën puntorit të sigurimit dhe sekretarit të partisë duke marrë në qafë njerëz pa faj. Ujk Gjeloshi, bash babai i atij voglushit që i tymon kasolla sot, e vetmja kasollë në katund që është me zunkth akoma si ne lashtësi, ai është në burg vetëm prej shpifjeve që ka ba një servil këtu në katund.
-Po kush është ai o Atë? pyeti ai te atin.
-Nuk duhet me ditë ti, je ënde i vogël me u marrë me ato punë, por deshta me të tregue se ai vogëlushi zhele zhele, është djali i burrit ma të mirë në gjithë krahinën tonë!
-Po a ma i mirë se ti-a? ja kishte pritë djali.
-Po, po, edhe ma i mirë se unë, se ai është më në moshë të madhe dhe i ka ra me qënë perkrah burrave si Prek Cali i Vermoshit etj, të cilët kanë luftuar kundër shkijeve për mbrojtjen e trojeve shqipëtare. Por unë deshta të të them ty se atë burrë fisnik e ka marrë në qafë një servil i sigurimit, i cili duke ju servilos regjimit për të zanë një punë si shits në dyqanin e kooperativës së fshatit, iu ka shpif atij burri dhe e ka rrasë në burg, tuj ja lanë fmitë si jetimë, pa shpi e pa buk.
-Ah` Atë, tash ma kallxove se kush është ai servili, po unë e njoh atë se e shoh çdo ditë kur dal në pushim, në dyqan kur ai u jep konajk disa burrave me kollare në qafë…, ndërhyri djali i gëzuar për atë që zbulojë…nga fjalët që i shpëtuan të atit.

I ati i trëmbur pak, i kthehet djalit si në mënyrë urdhërore dhe i thotë:
-Harroje atë që të thashë, edhe atë shitësin, mirë biri im, se përndryshe, në qoftë se i tregon ndokujt, edhe mua më arrestojnë e më dërgojnë në burg tek Ujka.
Djali i friksur nga ato që ndigjoj, i premtoj të atit që kurrë në jetë nuk do të fliste as me nënën, për atë që ndigjoj.

***
Që atëherë sikur ishte lidhur një pakt i përjetshëm midis tij dhe të atit.
I ati e mbante gjithnjë afër dhe sa më shumë rritej Valdrini, aq më shumë i besonte dhe i tregonte ngjarje ngjethëse nga ato që kishin ndodhur më parë dhe ndodhnin cdo ditë, tek shumë njerëz të pa fajshëm nëpër katunde të tjera, e deri në krahina të tëra të vëndit, sidoms në veri, gjë që i ati i njihte ato zona pllëmbë për pllëmbë.

Valdrini nuk e harronte kurre fjalën “servil” dhe gjithnjë e më shumë e pyeste të atin për domethënien e asajë fjale, dhe pse njerëzit që janë servil bënin ashtu?!

***
Ia ati, një burrë Dukagjinas i rritur në besnikërinë e fuqishme të zakoneve dhe traditave të maleve Shqipëtare, nën moton e shenjtë kombëtare, sic e quante ai, të fjalëve të Lekë Dukagjinit, simbol, sinonim i kombit, “BESA-BESË”, ia spjegonte vazhdimisht të birit, jo vetëm kuptimin e fjales “servil”, por dhe veprimet e format që merrte servili në kohë të ndryshme, në epokat e zhvillimeve të shoqërisë.

***
Një herë i ati, i kishte thënë atij se:
-Servilët more bir, në kohën e pushtimeve të huaja, si përshëmbull në kohën e osmanve, iu servilosen të huajit, për të përfituar prej tyre para, monella ari, armë, rroba të bukura, grada, shpërblime të ndryshme, besa shpesh edhe rroga. Ndërsa të huajt, ata servilë i veshën shpesh me funksinone dhe i përdorën kundër shqipëtarve.

Ndërsa trimave shqipëtarë si Gjergj Kastrioti, Lekë Dukagjini, që mbahen mënd si dy më të mirët e të gjitha kohrave, në luftrat kundër Osmanve, u duhej që jo vetëm të luftonin kundër pushtuesit të huaj, por edhe kundër atyre që u serviloseshin të huajve për të përfituar diçka, më shumë se sa bashkvëllezërit e tjerë shqipëtarë që jetonin nën vuajtje.

-Kohët ndryshuan more bir, vazhdonte i ati. Të tjerë pushtues erdhën mbas osmanve, dhe ajo sëmundje nuk u shërua asnjëherë.Them sëmundje, thoshte ai, sepse ne shqipëtarët nuk e kemi pasë atë ves, atë sëmundje të keqe, por të huajt na e kanë sjellë në trojet tona, si farë të keqe për të na vrarë përbrenda. Të tjerë servilë lindnin e rriteshin duke u shërbyer jo vetëm armiqëve të kombit, por dhe funskionarve të vëndit, atyre që kishin diçka në dorë, atyre që ishin në pushtet. Ata u shërbenin atyre kohë mbas kohe me gjithçfarë mundeshin, nga format më të çuditshme. Servilet tashmë, jo vetëm që spiunonin, por me modernizimin e kohës ata morën dhe pamje të reja, me maska të çuditshme. Ata bashkoheshin shpesh ku bëheshin disa, jo vetëm tre e katër, por dhe dhjetra dhe i thurnin lavdërime dikujt, një miku apo shoku të tyre, vetëm e vetëm që ata, atë ta veshnin me pushtet të pa mertueshëm, dhe vetëm e vetëm që kur ai të ishte në krye të ndonjë funksioni apo dikushi atje lart, ata që e ngrenin me lavdërimet fallso, që domethënë servilizem i hapur, do të kishin prej tij përfitime të mëdha.
Servilët thurnin lavdërime atyre që nuk i meritonin fare. Servilët jepnin dhe japin gjithmonë dhurata të ndryshme me qellim për të korrur ndonjë dhuratë më të madhe. Servilët shtronin darka e drekëra për ti komprementuar njerëzit, sidomos drejtuesit e pushtetit, në kohë të ndryshme. Pra shkurt more bir, servilët janë njerëzit më të rrezikshëm të çdo populli e çdo shoqërie, pasi e brejnë kombin për brënda si krimbi. Ata janë më keq se krimbat, dhe mjerisht kombi i ynë ka vuajtur aq shumë dhe do të vuajë akoma gjatë, prej servilëve.

***
Valdrini nuk i kishte harruar kurrë në jetë fjalët e të atit, që në moshë të vogël e kudo në udhët e jetës.
Koha e kishte ballafaquar atë me shumë ngjarje e zhvillime të tjera. Kohë në të cilën edhe ai duhej të luante rolin e vet si cdo individ tjeter i shoqërise njerzore, në vënde të ndryshme.
Fati e kishte thënë që ai të ishte gjithe jetën e tij, jo vetëm një opozitare i rrebtë kundër servileve dhe çdo sëmundje tjetër të shoqërisë njerzore, sic janë semundjet e vëndeve të çliruara me vonesë nga pushtimet shtypse apo diktaturat…por ai ia kishte vënë vehtes si detyrë njerzore që të ishte luftëtarë i pa epur kundër servilëve, kundër atyre individëve, të cilët shpesh përbëjnë sëbashku dhe shumicën e ndonjë krahu që sjell në pushtet diktatorë…ose të korruptuarit, të inkriminuarit…të cilët ushqejnë njëri tjetrin.

***
...Mbas një mbledhje të gjatë, në të cilën Valdrini kishte kritikuar lavdërimet që disa pjesmarrës, ia bënin njëri tjetrit, duke mënduar thjeshtë se po i bënin vetëm nder atij që e lavdëronin, pa vëne në dukje asnjë të metë, apo pa kritikuar fare në lidhje me temat që po diskutoheshein…njeri nga pjesmarrësit, i cili u ngjante atyre që gjëndeshin në mes të një liqeni dhe nuk e kanë të qartë akoma se në cilën anë është bregu me i afert…kishte provokuar një bisedë telefonike duke e kundërshtuar Valdrinin deri në kërcnim, ku ndër të tjera ai i kishte thënë se:

-Ti thuash tjetrit, servil, një njeriu, vetëm pse ai lavdëron dikënd, sepse i pelqen atij, është një fyerje e madhe që ju i bëni, ashtu që gaboni kur e perdorni fjalën servil, sepse ajo fjalë është e barabartë me fjalën` kriminel, armik…etj krahasime që ishte munduar ai të përdorte, ku të krijonte bindjen se ishte thjeshtë një avokat mbrojtës i stërhollar i servilëve të çdo lloji. Biles ai në atë bisedë-debat, kishte hapur dhe fjalorin gramatikor të gjuhës, për të gjetur atë fjalë dhe për ti kujtuar Valdrinit kuptimin e asajë fjale.
Ai dukej qartë në mënyrën se si fliste, aq sa fjala fjalën nuk ja priste, edhe pse nuk fliste rrjedhshëm, sepse nuk ishte gojtar, por ishte thjeshte tipik mbrojtës servilësh. Biles mund të thuhet qartë se ishte një mbrojtës i servilëve të kalibrit të madh, i cili nuk pushonte asnjëherë duke thurur lavdi një idhudhi personal të tij, me të cilat ëndërronte se vetëm nëpërmjet lavdërimeve që i bënte atij…ky mund të bëhej me emër në ndonjë rreth, ku ai kujtonte, ëndërronte, se mund të hynte…!

Ndërsa Valdrini, me atë buzëqeshjen tipike të qetë, sa herë që kundërshtaret servilë ngrinin zërin kundër kritikave të tij të hapura, iu përgjigj:
-Zotrrote, armiq mund të quhen servilët në ato raste kur kanë bashkpunuar me armikun dhe kanë dalë hapur kundër vëndit, atdheut të tyre. Gjë që atëherë bije emërtesa “servilë” dhe marrin emrin tjetër: “armiq” të kombit të vet!
Në atë rast kemi të bëjmë me armiqtë-tradhëtarë të kombit dhe jo më me servilë. Servilismi është një ves i fshehtë, tinzarë i stërholluar… por dhe i hapur për ata që kanë lidhje me kokat drejtuese. Ka raste kur shumica e njerzëve e bëjne veprimin servil, pa vetdije, por thjeshtë duke menduar se po e ndihmojnë mikun apo shokun me ndonjë fjalë lavdëruese që ja thonë në momente të veçanta. Fjalë të cilat nëse merren në konsideratë, veshin me pushtet ose me një vlersim, atë që nuk e meriton, gjë që dashje e dëmton shoqërinë, sistemin, vëndin, kombin apo gjithë botën!

-Ja për shëmbull, theksojë Valdrini: -Ju mbani një fjalim lavdërues në një konferëncë, për një perosn vetëm e vetëm sepse ai ju pëlqen ju si individ…ose ju, në vetvete ëndrroni se duke u marrë me lavdërime ndaj tij, apo dhe duke ju afruar hijes së tij` aq sa të ju kapë ndonjë aparat fotografik…pranë tij ose krah më krah, ëndrroni se do të bëni emër apo do të merrni famë. Mirpo në anën tjetër ai person, të cilin ju e ngreni në “qiell” me fjalët e juaja, nuk e gëzon simpatinë as vlerësimin e të tjerve, atëherë nëse ju e bëni atë fjalim lavdërues para një mase publike, ose në një mjet medial, a nuk është ai një synim i juaji që ju të i imponoheni publikut me servilizmin tuaj ndaj atij personi?!

-Eshtë plotësisht e qartë që ju tentoni që të i imponoheni masës me lavdërimet e juaja për atë individ, apo për diçka që ska vlera fare. Ju tentoni që me imponimin tuaj, një masë njerëzish ta bindëni verbërisht që të duartorkasë fjalimin tuaj servil, gjë që është tejet e rrezikshme.
Ashtu që ju dhe ata që ndërmarrin lavdërime servile në publik për individe apo diçka që ska vlera të vërteta, në raste të tillë, në media, në konferenca, në pika ku masat e gjëra marrin orientimet e zhvillimeve të ngjarjeve në një shoqëri, atëherë ju do të ballafaqoheni me kritika të drejt për drejta, gjë që janë më se të domsodoshme, në një shoqëri të civilizuar, ku servilit i thuhet hapur që është servil dhe të heqë dorë nga propaganda apo shërbimet servile që infektojnë një shoqëri të gjërë. Servilizmi është një sëmundje e shoqërisë që e manifestojnë shumë njerëz në përqindje të ndryshme, dikush më shumë e dikush më pak, që nga drejtuesit më të lartë të shtetit e deri tek ata më të thjeshtët që skanë ndonje funksion. Por edhe ata luajnë një rol të rëndësishem në zhvillimin e ngjarjeve, në vlersimin e individëve apo deri dhe në dhënien e votave me servilizëm, atyre që nuk e meritojnë.

Ndërsa Valdrini ishte munduar që ta bindëte atë, duke i thënë që kritikën e shëndoshë kundër servilizmit dhe kundër servileve, ta kuptonte drejt dhe ta ndante nga emërtesat që ai ia ngjiste qellimisht kritikës së tij kundër servileve, duke e akuzuar Valdrinin se sikur ai me fjalen “servil” i fyente njerëzit, ai` ia nderpreu shpesh fjalën Valdrinit në atë debat të improvizuar qellimisht prej tij, ku të linte përshtypjen se ai mundohej të gjente ndonjë dobësi në fjalët e Valdrinit, për ta regjistruar në magnetofinin që mbante hapur diku në anën tjetër…sic bëjnë rëndom ata`...të cilëve Valdrini ua ka vënë me të drejtë emrin "gazetarucë"!

-Hej dreq o punë, kish thirrur Valdrini me idhnim duke thënë:
Po qysh kur, fjala “servil” na qënka edhe fjala “armik”, përse atëherë paskemi dy fjalë për të njëjtën gjë, për të njëjtin kuptim, simbas jush, në fjalorin e gjuhës tonë?!
Jo more zotri, kish vënë theksin Valdrini, mos u ngut, ti mund të shkruash çfarë të duash dhe mund të inkurajosh sa të duash servilë dhe biles të i servilosesh kujt të duash vetë me ato mendime, por ta theksoj dhe një herë tjetër se: Servilismi është një sëmundje e shoqërisë tonë, ku disa njerëz e manifestojnë pa vetdije duke menduar se e ndihmojnë tjetrin kur e lavdërojnë pa meritueshem. Ndërsa një pjese e manifestojnë me qëllim servilizmin, si ushqim shpirtrorë të tyre, prej të cilit korrin privilegje, bakshishe, punra, zënë qoshe të pa meritueshme, marrin merita të pa meritueshme, marrin tituj e grada, marrin biles dhe dekorata si shpërblime të servilizmit të tyre ndaj atyre që i kanë sjellë në pushtet, etj!

Servil është dhe vetë mbreti apo presidenti i cili i jep një dekoratë një miku të tij, vetëm pse ai mik i ka dhënë diçka, i ka bërë një nder dikur!
Servil është dhe kryeminsitri i cili bën të njëjtën gjë kur emron ndonjë funksionar në qeverisje, pasi i jep post si ministër apo zëvëndës... ndonjë gazetari, apo miku që i ka thurur lavdira vitë më parë…pameritueshëm!
E kështu me radhë, notat servile arrijnë deri poshtë tek njerzit e thjeshtë, të cilët me, apo pa vetëdije, duartrokasin të pa aftin, i japin votën të korruptuarit!

Dikur ai... i lodhur dukshëm, aq sa frymëmarrja e ti dihatëse ndihej aq ngutshëm në anën tjetër të receptorit telefonik, ku dukej qartë si i zënë pa shteg..., ai që fjalën “servil” e konsideronte të njëjtë me fjalën “armik”, konsiderim që e bënte me qellim për të mbytur qëndrimin kritik të Vladrinit, ndaj servileve, i dha një përshëndetje të ftohtë Valdrinit dhe siç dukej filloj të merrej me ato që kishte regjistruar në magnetofonin e tij...nga ajo bisedë që kishte provokuar me Valdrinin atë natë.

***
Valdrini nuk kishte fjetur pothuajse fare atë natë, por kishte menduar gjatë me vehten e tij, për fatkeqësinë që i ka mbërthyer njerezit në vëndet e sapodalura nga pushtimet e gjata të perandrosië osmane apo dhe nga diktaturat. Shumë sëmundje që i brejnë ato shoqëri të atyre vëndeve, do të jenë shkaktar i prapambetjes, i jetëgjatësisë së mentaliteteve të sëmura, si: " i të qënit servil, thashethemexhi, shpifës, intrigant, i pa besë, gënjeshtar, i komprementueshëm, deri dhe i inkriminuar me të keqën". Sëmundje ato që në përmasa të ndryshme i kanë shumica e njerzëve, sidomos në vëndet ku janë ushtruar luftra shekullore` pushtimesh perandorake, që në kohën e bizantëve, romakëve, osmanve, sllavëve dhe gerkërve. Pushtime të clat i mbollën sëmundje të tilla si një lloj kolere e pa shërueshme, me qëllim për të krijuar përçarje. Me qëllim për ti mbajtur sa më gjatë dhe sa më lehtë të pushtuara ato vënde, në të cilat kanë mbjellë sëmundje të tilla, deri dhe vllavrasjen.

***
Diku vonë nga pasmesnata, ai kishte rënë në gjumë.
Aty nga ora katër e mëngjesit, një ëndërr e trishtuar ja nxorri gjumin. I ishte cfaqur ai, djali i Ujk Gjeloshit, shoku i tij i klasës` Frani, ai zhelani i vogël i kohës së fëmijërisë, dhe sikur i kishte thënë:
-Hej miku im, ti që kritikon aq shumë servilizmin, dhe ti ke qenë pak servil kur ke qënë i vogël, sepse nuk rrije me mua edhe pse me kishe komshi, pasi unë jetoja në kasolle, dhe isha i veshur me zhele, ndërsa ti e kishe shtëpinë me tjegulla dhe nuk mbaje zhele veshur. Unë e kisha Atin tim në burg, ndërsa ti e kishe në shtëpi dhe kujdesej për ty…biles ai këndonte për ty cdo natë me Lahute` legjenda kreshnikësh...
Ashtu i kishte thënë në ënderr shoku i fëmijërisë, Frani. Ndërsa ai i ishte përgjigjur nëpër ëndërr i përlotur :
- Jo o Fran, nuk është e vërtetë, ti e ke harruar atë kohë, sepse që kur më ka treguar Ati im, historinë e jetës tuaj, të babait tënd, unë të kam dashur shumë dhe kam ardhur tek ti në bankën e fundit, ku kam ndenjur me ty. Të kujtohet kur bashkë loznim me topin prej lecke, me atë topin që e bemë me kemishën time të re, kur unë e grisa nga inati pse ti nuk e more dhuraten time?
-Po pra po, ashtu thua ti, kishte vazhduar miku i vogel në ëndërr, por ti më ke harruar tashmë dhe nuk më shkruan më sic bëje vite më parë, edhe harresa jote është një farë servilismi ndaj jetës që ke krijuar në pernëdim.
-Noshta...` kishte pohuar Valdrini, ndoshta dhe harresa ka të bëjë pak me një servilizem të çuditshëm, kur njeriu, i detyruar nga rrethanat e ndryshme, harron miqtë, dashamirët etj etj, duke u ngushtuar në interesat e ngushta…!

***
I zgjuar nga ajo ëndërr e çuditshme, Valdrini e kujtoje atë mëngjes heret shokun e fëmijërisë së tij, të birin e Ujk Gjeloshit, i cili diku në një shtet të vëndeve perëndimore ishte në punë si punonjës i një ambasade të atdheut…
-Eh, miku im, tha me vehte në atë cast Valdrini, si qënka jeta…
Më vjen mirë që ti je në një punë të mirë sot, sepse ke vuajtur vërtetë nga pushteti që aq shumë krahë i dha servilizmit, atij lloj servilismi, që e mbajti atë pushtet në këmbë duke vrarë njerëz, e jo vetëm me plumba, por edhe në shpirt…duke ua gjymtuar ndjenjat` me mohimin e lirise dhe te drejtave njerëzore.

Ndërsa ti sot, vazhdoi Valdrini, ke një punë të qetë dhe mjaft të bukur, mua mu dashka të kacafytem sërish me servilët. Sdi çfarë dreqin kam që merrem me ta, me ata që për të maskuar të qenit e tyre servil, e krahasojne fjalën “servil” me fjalen “armik”. Ata e bejne ate duke menduar se mund te kunderakuzojne kritiken time apo te miqeve te mi..., dhe pikerisht ata e bejne ate sepse unë servilët tashmë i kam vënë në maje të penës…që nga presidenti, kryeminstri etj…, për vetë korruptimet e tyre në servilizëm. Deri dhe tek servilët më të pa vetëdijshëm, për duartrokitjet dhe urra-të e verbëra, për elozhet dhe lavdërimet e pa meritueshme qe servilet i thurin njeri tjetrit.

Por unë do të vazhdoj të ua xhvesh maskat servileve, edhe pse mua` pikërisht tashmë që korruptimi ka arritur kulmin e vet, mua ka ca kohë që ma rrethojnë emrin me ngjyre të kuqe…sic bënë me “Zapatën”, para se ta vrisnin...
Ata skanë të ngopur sharjeve në telefonatat e gjata. Ata e ridërgojne fotografinë time, sa në një adresë në tjetrën...që të më njohin sa më mirë…që të më gjejnë më lehtë, ata` krimbat mafioze, të prositurit e tyre…!
Por tashmë, vazhdoje Valdrini, atë e bëjnë ata…servilet e diktaturës, të dështuarit e kohës, të pa aftit, të korruptuarit, shtrëmbëruesit e vlerave, shtrëmbërueist e ligjit të qytetrimit, ata që e ushqejnë shpirtin me ligësira dhe ngrejnë me klanet e tyre serivile, ato...ato që ngjajnë me kështjellat e rërës së lagur që i shujanë valët e kohës së re çast pas çasti…!

Autori: Llemadeo
Germany, 2007

Nuk ka komente: