7.8.07

Mos e shaj buken se te shiton zana....

Tungatjeta,miremengjez a mirembrama

Besa ato poezite qe m'i ke cue, mire ke ba, sepse me kthjelluem ma mire se cfare kollosi botror eshte autori i tyre. Ato mor zotni nuk jane poezi por agjitim ne vargje, satira, stigma politike, por poezi nuk munden me kene sa te jete kjo bote. Se per ate zot, o Nezir Aga, nese do te ishin poezi ato satira qe na ke dergue, atehere kot kane shkruar ne kete bote Rober Bernsi, Uollt Uitmani, Pavlo Neruda, Ricosi, Borhes, Lermentovi, Esenini, Lorka, Kavafi, Karl Sandbergu, madje duke perfshire dhe poetin agjitator-futurist Majakovski. Na ke mallengjye me ato dy poezi e merre me mend sikur te na i kishe dergue vellimet do te ishim mbyt me lote... Llafi qe bie, Nezir Aga, kam lexue disa poezi te tuat ne internet dhe me jane duk te mira, fort ma te
mira se keto te perposhtmet dhe te them te drejten i kam vleresue. Se mund te rrime si te duam, edhe shtrember, por duhet te flasim te drejten, cka eshte e bukur, eshte e bukur. Diamantin mes te plehrave ta futesh nuk i humbet cilesia e vlera. Per me tej ti ke shkruar drejt persa i perket fenomeve qe ndodhin brenda njeriut. Frika ndaj brendesise qe ti citon ka nje te vertete por vec jo nje te vertete absolute, sepse nuk ka te verteta statike per te gjitha hapsirat e kohrat...Ti mund te zbulosh nje te vertete sipas subjektivitetit tend, qe nuk ka kurrfare influence tek nje tjeter ne hapsira e kushte te tjera jete. Pertej kesaj ti me ironira prek nje te vertete( sipas teje) qe si qenka e mundur qe une shqiptar te jetoj ne rrugen Belgrade. O mor Nezir Aga, mos e lesho veten kaq poshte se je njeri me shkolle. Une edhe sikur, jo prej nje rruge ne Boston, por edhe prej Beogradi te shkruaja, ti nuk ke te drejte te besh
hajgare me rruget e sheshet e qytetet sepse nuk na e ka fajin guri e druri, por pislliku qe ka njeriu ne shpirt, mizoria qe shfaq kur vjen puna per te vrare e prere e perdhunuar mizorisht tjetrin vetem per faktin se ka fe apo komb tjeter. Une nuk kam ardhe ne token e Linkolnit as per tua ndrruar e as per tua vene emrat rrugeve me urrejtje etnike, sepse ketu jemi ne Amerike e jo ne Ballkan, prej etheve te cilit ende nuk paske shpetuar. E me teper dua te them mjer ai krijues qe bie skllav i urrejtjes nderetnike. Mjer ai krijues qe urren nje popull tjeter kushdo qofte ai. Nje krijues i vertete nuk mund te jete racist e me shpirt mizor ndaj popujve te tjere sepse thelbi i krijimit eshte humanizmi njerezor e jo urrejtja primitive me rrenje ne kanibalizmin e superlashte. E ne fund, dua te them se nuk e kam ndie vehten servil
kurre, ndoshta e kam mbajt pa thene cka duhej thene, e kam ndryll shpirtin ne diktature, por servil kurrkush ne bote nuk me ka njohur. Tash pa me pa, e pa me dite, po ma thua ti... Ani mire....Fol cka ta marri mendja se kyc per mendjen ne pazar te New Yorkut nuk ka. Besa fola boll e tash ti thuaj cka ta marri mendja, nuk po merzitena hic, se drita e uje e ngrohje ne Amerike po kena boll, lum Neziri...gjithashtu dua ta jap nje keshille prej miku, hiqi brakeshat Nezir Aga, sic thonte Migjeni, hiqi ato epitete brumi, buka, thika, plumbi....se shqiptari kurre nuk eshte tall me buken, ai ate e ka pas gjithmone te shejte. Buken tone te perditeshme, falna
Zot!

Kol Shkodrani

Nuk ka komente: