7.8.07

Leter me shkas redaksise Albania-press


Pseudoletrarët dhe pseudopatriotët i frigohën të vërtetës.Pse?


http://dervina.com/?sherbimi=lajme&lajmi=5237-2537:829

Në shumë shkrime virtuale në internet forumuistët përdorin nofka të ndryshme, duke fshehur identitetin e tyre. Ka syresh që përdorin emrat e tyre të vërtetë, sepse të tillë nuk i frikësohen të vërtetës. Ata kanë edhe website e tyre virtualë.

Ka kohë në disa forume virtuale në internet të hasim emrin Drilon Gega, Odise,Dijedon, Iliriani 01, Lulja 04 etj.,ndërsa sipas mendimit tim është i njëti person, që keqpërdor forumet letrare dhe shkencore.

Një gjë të tillë, duke dashur të humbet gjurmë, ai i cili në vitet 60-ta dhe 70-ta i këndonte himne Titos, tani kyfarë “poeti”dhe forumisti që atëbotë shkruante me emrin e vet të vërtetë, Nezir Myrta,nga Radoniqi i Gjakovës, tani me vendbanim në Nju-Jork, është lëshuar “thellë” dhe merret me trillime dhe të pavërteta për njerëzit…

Neziri si adoleshent filloi të shkruante poezi dhe t’i botonte në revstën letrare “Jeta e re”, në Prishtinë. Për të gjithë lexuesit shqiptarë vlen të veçohen dy poezi (pometha), që ia pati kushtuar

Titos siç janë: Josip Broz Tito, Jeta e re, nr.2, 1969, fq.195 dhe poezia tjetër “Burrit të dheut”, Titos me rastin e 80-vjetorit të lindjes, Jeta e re, nr.3,1972, fq.393.

Ja, pra kush na ishte “zoti” Nezir Myrta, që tani tenton të mashtrojë opinionin dhe të shtiret jo vetëm si krijues, por edhe shkencëtar, duke u “marrë” me ilirishten dhe pellazgjishten, pa pasur njohuritë më elementare për to, por, vetëmse i përshkruan të dhënat nga autorë të ndryshëm, saqë veten e quan edhe më të madh se Çabej, etj., duke mos cituar as literaturën e shfrytëzuar…

Kohët e fundit po ky pseudoshkencëtar merr guxim “intelektual” t’i fyejë edhe fytyrat më eminente të kulturës sonë, si fjala vjen, Prof. Isa Bajçincën, njëri ndër njohësit më të mirë të gjuhë së sotme letrare andej dhe këndej kufirit dhe më gjerë. Ai, zotria në fjalë s’e paska harruar akoma zanatin e spiunimit, saqë nuk resht së denoncuari shkrimtarin dhe studiusin e njohur Kadrush Radogoshin, të cilin N.M. me klikën e vetë, në Gjakovë dhe rrethinë saherë u tekej e fusnin në burg, e izolonin e gjer të pushimi nga puna, ku fatkeqësisht vetë Neza ia zinte Radogoshit vendin e punës.

Të njëjtin e quan tani Radogoshiq pa fije turpi. Po kështu e emërton edhe mësuesin e popullit, tashmë të ndjerë, Murat Bruqi, në Bruqko. Në të njëjtin stil e fyen edhe Nezir Myrtajn, një burrë që dha kontrubut të madh për lirinë e Kosovës, gazetar i “Kosovës së lirë” dhe agjencisë “Kosovapress”.

Ky skriboman i sojit të vet nuk është i vetëm që përgojon, por ka edhe aftësi kompiluese të marra nga shkencëtarët tjerë si Çabej, Jokli, Peackok , Zeune etj., dhe për çudi askush nuk iu kundërvua përveç Agim Doçit dhe unë, që jam vetëm shkrimar dhe gazetar e jo albanolog. Ku është pra guximi intelektual i disa shekncëtarëve, shkrimarëve dhe formustëve që nuk i kundërvihen këtij pseudoshkencëtari virtual.

“Lartmadhëria” e tij shfrytëzon IP-të 209.228.34.141 dhe Id:<195.360 dole.2f 10433b aol.com.

I njëjti, keni kujdes se ka “aftësi” edhe hakeruese dhe mund t’iu shkatërrojë edhe hark diskun me virusa, me emërtim “A Card for You” etj.

Përveç këtyre, opinioni është e nevojshme të njoftohet se ky person është shumë i rrezikshëm dhe imoral. Një njeri që ka pasur më se paku pesë gra, ku disa prej tyre thonë në Gjakovë i ka mbyllur nën dry. Madje, ai ka qenë i dënuar për dhunim të një vajze nga Klina , sigurisht kur ka punuar si mësues. A thua vallë, këtë tip duhet mbajtur në forum, duke dëgjuar marrëzirat idioteske të tij?!Apo?

Me siguri me trillet që bën Neza do t’i shpëlajë mëkatet e tij , dhe, aq më keq, si një mërgimtar lajthit moderatorët e forumeve të ndryshmeme lloj-lloj nofkash(pseudonime).

Eshtë mirë t’i thuhet troç: mjaft më!


Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, vdekja e tij ka qenë tragjike. Për këtë është thënë e shkruar shumë dhe do të thuhet e do të shkruhet shumë.

Por, edhe shkrimtari Jusuf Gërvalla pësoi vështirësira të mëdha.

Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Jusuf Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak.

Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembëllor që ia bëri Jusuf Gërvallës më 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinë, 1992,Flori Bruqi”Vrasësit e liridonëve”,roman,Prishtinë,1996 ). Etj.

Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet.

Roli i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka faktin se ishte poet i dorës së parë. Fat ky i zi që duket se e ndan me shokun e idealit, Adem Demaçi (megjithëse i shpëtoi fatit të atij të fundit të cilin ca çapkënë qurranë e quajnë "shkrimtar të dështuar" ose çaprashisin çilimillëqe për "gabimet" e tij).



Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të "lapidaristëve" të poezisë fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore.



Zëri i tij poetik ishte zë më vete, mjaft origjinal, personal dhe individual.

Poezia e tij na flet drejtpërsëdrejti, ngrohtë, zbutë, thellësisht njerëzor e me një sensibilitet të stërholluar.

Në dy përmbledhjet e tij të para - "Fluturojnë e bien" (1975) dhe "Kanjushë e verdhë" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft kuptimplotë titujt e cikleve "Shtëpia në kornizë" dhe "Skena nga jeta e fshatit".

Poezia e tij e përmallshme e këndon dashurinë, e kujton dhimbshëm (dhe pa idilë ruraliste) vendlindjen dhe na e rrëfen porosinë e saj qendrore, kërkimin e poetit për "pak frymë njeriu e pak dritë qiriri".

Fatkeqësisht për vëllezërit Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla ,Rexhep Qosjen ,Ismail Kadarenë,Iljaz Prokshin,Adem Demaçin,Ali Podrimjen,Flori Bruqin,Dritan Mëzini ,Riza Grejçevcin e qindra shkrimtarë të tjerë si dhe ndaj trimave të Drenicës dhe Dugagjinit(Tahir Mehën ,Shaban Jasharin ,komandantet legjendar Adem dhe Hamza Jasharin, gjeneralët e Luftës çlirimtare të Kosovës Ramush Haradinajn,Hashim Thaqin,etj).Të gjitha këto po i bën “ujku i zi i drenicës” njëfarë “shkrimtari”,
”poeti” i krisur më emrin Bahtir Hamza.

Sipas poliagjentit Bahtir Hamza ,të gjithë këta janë “spijuj dhe tradhtarë”,kurse ky për vetëvehte thotë” Se unë vi nga Drenica,nga Drenica e Ujqeve të ZI”.

Kështu,për fatin tonë të Zi , shkruan anëtari i Lidhjës së shkrimtarëve të Kosovës,poliagjenti dhe skizofreniku i internetit Bahtir Hamza,tash më vendbanim në New York.

Fatkeqësisht,si Bahtir Hamza ka shumë qejë interneti.

...Unë ,Flori Bruqi,si anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës ,kam kërkuar nga Kryesia e sajë, nga vetë z.Adem Demaçi , të përjashtohet Bahtir Hamza ,nga anëtarësia e LSHK ,përshkak të këtyre fyerjeve të ricikluara kohë më parë në internet.(Verjejtje:Bahtir Hamza ne vitin 2007 eshte perjashtuar nga LSHK,FB)...



Publikisht them se Bahtir Hamza ,nuk është asë poet,e asë shkrimtarë, sepse ky nuk dinë më shkrue dhe se asnjë nga librat e tijë të botuar nga “Pena shqiptare” nuk janë shkruar nga dora e tijë,por nga një dyzinë shkrimtarësh dhe gazetarësh kosovarë.



Ky njeri është një delikuent i cili gjatë tanë jetës së tij u muar më spijunazhë,për çka është rrafur në vitët 90-ta nga shikistët në Tiranë si agjentë i shërbimit sekret serb.Në Zvicër kishte probleme familjare,më çka ishte edhe i denuar më burg ,por përshkak të gjendjes së tij të keqe psikike,organet zvicerane e liruan nga burgu me mjekim në shtëpi.Erdhi më vonë në Kosovë,botoi 5 numra të gazetës “Pena shqiptare”(ku bashkëpunëtorë të tij ishin edhe shumë gazetarë dhe shkrimtarë)...Përpos më “editim” të gazetës ky njeri u muarr edhe më dilerim droge , makro prostitucioni,shitje pasoshësh jugosllavë ,dhenjë vizash falso etj...

Ndërsa shkrimtari dhe publicisti i madh shqiptar Beqir Elshani,lidhur më “shkrimtarin” dhe “patriotin” Bahtir Hamza më shkruan mua ,më datën 29 dhjetor 2006 :

“Tungjatjeta, Flori!

Shkrim më i dobët dhe më i pakuptueshëm, po aq edhe primitiv, kurrë nuk më ka rënë në dorë. Nuk është fajtor Bahtir Hamza pse vepron në Penën Shqiptare, fajtore është Pena Shqiptare që i duron shkrimet e një të krisuri pa fjalor, dhe pa edukatë letrare, i cili vetëkënaqet me turpin e tij. Edhe pse ai "poet" jeton në Amerikë, nuk e njeh letërsinë amerikane, po ta njihte nuk do të shkruante shkarravina kaq primitive. Unë kam dashur të ndërhyj, mirëpo shokët më këshilluan se është çështje ndërmjet dyve. Letrën e Bahtirit ia dërgova edhe shout tim(emri i njohur për redaksinë) , ai e njeh më mirë atë "amerikanin" e pagdhendur. Ti mos u brengos për broçkullat e "poetit" Hamza. E di ti, rruga jonë është plotë me gropa, prandaj duhet pasur kujdes. Me sa mësove, shkrimet tua mbrojtëse qëndrojnë në nivel akademik - me masë dhe me kulturë.

Nuk ka komente: