7.8.07

LETER E NJE PROFESORI UNIVERSITAR

From: "Hasim Rushiti" hasim_rushiti@hotmail.com

To: bruqi-flori@hotmail.com

Subject: Urime!Date: Fri, 29 Dec 2006 20:05:02 +0000>>

Urime i nderuari Flori!

E di se ndoshta asht heret per të ju uruar, por desha ta bëjë kete ndër të parët, kuptohet sipas konsiderates dhe meritave.Ju dëshiroj Juve dhe familjes Tuaj qdo të mirë, suksese dhe mbi të gjitha shendet. E di se vitin që po e lëmë pas ka qenë nji vit shum i mundimshëm edhe per Ju, sepse pak kush e ka qendrueshmërinë si Ju të shkruani panderprerë, per të miren e të gjithëve. Keni shkruar për të gjitha shtresat me syrin kritik ne kuptimin pozitiv.Në kete moment nuk dua tia ndrroj konceptin e kesaj letre, sepse shumqka do të duhej shkruar per Ju, i vetedishem se të jemi në hak jo vetem unë por edhe shum të tjerë, sepse ishit nder te rrallet dhe të parët që nritet dhe po ngritni zërin per padrejtësit që po u behen ne veçanti intelektualëve, shgkenctarëve, luftëtarëve , krijuesve etj.

Urime edhe nji herë, ju deshirojmë shendet Juve dhe Familjes.

Sinqerisht miku i Juaj Prof Dr.Hasim Rushiti

Nuk ka komente: