15.7.07

Reagim ndaj disa shqipfolësve që po mundohen ta njollosin figurën e Komandantit Legjendar Adem Jashari

Heronjtë e familjes Jashari nuk vdesin kurrë

Adem Jashari lindi në fshatin Prekaz të Komunës së Skenderajt në Drenicën heroike, në ditën e madhe të flamurit, më 28 nëntor 1955, ndërkaq ra heroikisht ballë për ballë me forcat çetnike serbe pikërisht më 6 mars 1998 në Prekaz, vendin ku edhe ishte rritur, edukuar dhe frymëzuar me ndjenjat atdhetare nga prindërit Shaban dhe nënëloke Zahide Jashari, por edhe nga heronjtë tjerë të kësaj ane.Lindja e tij në ditën dhe muajin e fitoreve të mëdha të kombit shqiptar, kishte dhe do të ketë veçantinë e vet.I lindur dhe i rritur në një familje dhe në një vendbanim që me të drejtë quhet epiqendra e ngjarjeve të mëdha për Kosovën, ku ndjenja atdhedashëse është gjëja më e shtrenjtë, Adem Jashari, nga këtu qysh si fëmijë i vogël do të mësojë nga burrat e mëdhenj të kësaj familjeje sesi për atdhe nuk bën kursyer as jetën, dhe kështu trimi i madh do të bëhet edhe themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), së bashku bashkëluftëtarët e tjerë ata do ta pasonin rrugën e stërgjyshërve të tyre në kryengritje kundër forcave çetnike serbe, dhe fjalëve të odës së tij i kishte mbetur besnik duke mos i larguar kurrë nga mendja këto fjalë ai dhe familja e madhe e tij ranë heroikisht duke u bërë vulë që vendosi për largimin serbëve fatkëqij nga Kosova dhe zgjoi nga gjumi Diplomacinë e fjetur ndërkombëtare e cila edhe vendosi ta sulmonte Serbinë e degjeneruar dhe ndërhyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë.Edhe pas vdekjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, shokët dhe atdhetarët tjerë nuk u ndalën ata i përhapen fushëbetejat kundër serbëve, duke parë këtë akt vetëflijues për nder të atdheut dhe në shërbim të tij në çdo kohë, shumë bashkatdhetar nga bota perëndimore dhe nga viset e tjera shqiptare do të rreshtohen në radhët e UÇK-së në shërbim të atdheut.Gëzon fakti se sërish oda e familjes Jashari është duke u ripërtëri me emrat e atyre që neve na kthyen dinjitetin, gëzimin dhe harenë, që të tjerët na kishin privuar disa shekuj me radhë.E nga e gjithë kjo histori si ka mundësi që dikush të flasë keq për një njeri që jetën ia fali lirisë së kombit të vet, fatkeqësisht që edhe në mesin tonë ka disa persona që as që meritojnë të quhen njerëz, këta persona që kanë dështuar në jetë e që janë të pandërgjegjshëm të cilët fatmirësisht janë në numër të vogël dhe mund të numërohen në gishta, duke i shfrytëzuar mediat si elektronike ashtu ato të shkruara por edhe internetin si mjetin më të mirë ku mund ta fshehin identitetin e tyre, po shpifin për figurat emblematike të Kosovës dhe disa heronj tjerë.Ata duke shfrytëzuar disa gazeta serbe dhe disa ueb faqe interneti që më ra rastësisht t’i shikojë në internet pash emrat e disa shqipfolësve nga Kosova të cilët mundoheshin ta njollosnin figurën e Adem Jasharit.Po ashtu këto ditë nëpër disa ueb faqe shqipe në internet po shfaqen emrat e disa personave që po flasin fjalë të pa vërteta për disa personalitet të Kombit shqiptar, e unë do t’i pyesja këta dështakë që edhe jeta ju ka kthyer shpinën sesi mund të flitet keq për një komandant legjendar për një hero që me veprat e tij është i pavdekshëm, për një emblemë të një kombi i cili edhe pse nuk është i gjallë ka arritur të shpallet me dekoratat më të larta shtetërore si: - Medalja Luftëtar i Lirisë Adem Jashari- Urdhri Hero i Kosovës- Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit...etjPastaj shumë institucione shkollore, sheshe dhe rrugë të qyteteve të Kosovës dhe të Shqipërisë janë zbukuruar me shtatore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jasharit.Sakrificën e këtij heroi e kanë çmuar dhe vazhdojnë ta çmojnë jo vetëm shqiptarët por edhe një numër i konsiderueshëm i popujve që ja dinë rëndësinë lirisë, madje homazhe pranë varrit të Adem Jasharit, kanë bërë edhe disa nga personalitet më të larta të politikës botërore.E ata të pashpresë dhe të çmendur që mendonin dhe mendojnë edhe sot e kësaj dite se Adem Jashari dhe bashkëluftëtarët e tij kishin nisur rrugën e luftës për liri për hir të këtij apo atij lideri apo të asaj apo kësaj partie, gabojnë sepse është e ditur botërisht se rruga nëpër të cilën ishte nisur atdhetari Adem Jashari me familje ishte rruga e fitores së madhe, ngadhënjimit mbi forcat çetnike serbe, gjë që edhe ndodhi.

E përgatiti: Hajdin ISLAMI(Autori është gazetar nga Vushtrria-Kosova)

Nuk ka komente: