21.7.07

Nga Mr.sci.Flori Bruqi

POETI QË NUK DI MIRË SHQIP:BAHTIR HAMZA


Kështu shkruan në një faqe interneti:Doli ne qarkullim libri "ARBANI-A -IV-,"Le te ngadhēnje liria.Shoqata alternative e poetēve "Pena shqiptare." Me seli ne Prishtine.
Njeriu i cili nuk di shkrim lexim me emrin Bahtir Hamza.Ja pra,ky nëpërmës nofkës “kastrati” plason brockullat e tij virtuale n♪ internet të shkruara nga poet,shkrimtrë eminentë si fjala vjen nga Gjyltekin Shehu,Shefkije Islamaj,Agim Vinca,Muhamet Kerveshi ,si dhe nga konkursët letrare të tij(poezitë më vonë të nxënësve dhe studentëve i ka përvehtësuar dhe botuar në libra,ku autor e ka venë vetëvehtën poeti,editori shqiptar Bahtir Hamza i cili nuk din shkrim –lexim shqqip.

Faktet flasin se ky pseudoletrar –autodidaktë,që deri para disa ditësh ishte anëtarë I LSHK,nuk din mire 36 shkronjat e alfabetit shqip.

Në internet shkruan:


Nxjerri ne drite librin "ARBANI-A IV-"
LE TE NGADHENJEN LIRIA .
Ne libirin e ketēret, "ARBANI-A.-IV- te konkursit te keteret leterare.26.Nëntor.2004. te Shoqates alterentive te poetēve
"Pena shqiptare." LEXONI.
-Pos fjales se botuesit.Le te ngadhenjen liria.
Lexoni:
-Akti i madh kombetar nga Bahtir Hamza,
-Ç’eshte poezia frenge prej viti 1940. nga Prof,Dr.Gjyltekin Shehu.
-Percaktimi i artit poetik,dhe vlersimi I poezive nga Dr.Shefkije Islamaj,
-Dallimi i nivelit leterar dhe krijusit e rinje qe shkruajn vjersha.Prof.Rexhep Hoxha,
-URIMI, per krijusite rinje shqiptar, nga Ullmar Qvick, perkethyese nga Suedia.
-Miditimi dhe krahasimi per poezine bashkohore moderen,nga Bahtir Hamza,
-Pse u vonua libri.

Libri lidhet ne pese nyje dhe ndahet ne katēr cikle poetike.
ERRESIRA,- dhe Focusi i alternatives se energjise se re krijuse,
AKTVITETI- dhe -Filizofila e Krijuseve te rinje
DHUNA- dhe Fluksi i tradites shqiptare.
LIRIA,- dhe modeli i deshirese se artit.
GIXIMI INTELKTUAL.- Deshmi te se vertetese qe ndirqon"Pena shqiptare "

-Poezi te nxenesve
-Poezi te studentēve,
-Poezi te mergimtarēve.
-Poezi e te rriturve shqiptar kosovar.
-Tragjedia e Librave dhe e gazetes "Pena shqiptare."
-Fakte dhe deshmite te Dhunes dhe te plqkitjese fizike ne vendin e Punes.
Ne seline dhe ne redakesine "PENA SHQIPTARE".ne Prishtine.
(Me.19.Prill.2005.20.30.h.-dhe me 04.qershor.2005.21.30.h.)
-Fotogafi dhe argumente te bandes kriminale.

Libi shoqerohet me fotografi te autoreve te rinje
Libri ka 162.faqe.
Botoi Shtepia Botuese "Arbania" shkurt.2007.Prishtine Kosove.
Porosine e librin nepere mese
E-mail.adreses.penashqiptare@yahoo.com,ose:bahtir7@hotmail.com

Pershendetje shqiptare Bahtir Hamza,poet,editor.
http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?s=5e28dc660b4333d168ac547895522aeb&t=21676

Poezitë e më poshtme i ka shkruar poet ii ndjerë Iljaz Prokshi.të njajtat janë përvetësuar nga “poeti” bahtir Hamza.Të njajtat janë plasuar në internet prej nofkës “kastrati” më datën 2 prill 2007 në blogun virtual: http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?s=5e28dc660b4333d168ac547895522aeb&t=21544

Përshtypjet e mia për poetin,Bahtir Hamza

Bahtir Hamza, është, nderi i vet njeriut, identiteti i tij ështe nderi i vet kombit,i një populli të martirizuar shqiptar.
Me vepra letrare në historin e letërsis letrare shqiptare dhe botrore.
Arti-gjuhë Universale që bashkon popujt.Dëshmi dhe fakte me vrull dhe mall mergimi.
Bahtir Hamza, është krenaria e kombit tonë.
Zemra e tokës shqiptare, rrah për këtë poet, desident i mërguar, artist,që ZOTI i gjithësisë i dhuroi inspirimin(dhuntin). për ARTIN e tij te veqant modern,
Edhe pse kurrë me këtë njeri,poet,artist, nuk jam takuar, por jeten time e gjeta në poezitë e tij.Kjo më detyroi që të ju paraqes krijimtarinë e tij me bindjen që edhe dikush tjeter do të kënaqet me poezitë e këtij shkrimtari të veqant dhe original!_________________________________________ ___________________________


POEZI. Nga veprat e z.BAHTIR HAMZES, Nga libri ‘’U RRITESH ME LULE TE BOTES.1991.(Poezitë i ka shkruar zoti Iljaz Prokshi,poet tashmë i ndjerë).

Më datën 7 prill 2007 nofka “kastrati” publikon në rrjetin e internetit shkrimin e shkrimtarit dhe kritikut të njohur shqiptar Avdullah Konjushevci.Konjushevci për këtë shkrim ka marrë 400 euro(!)

Më keqardhje këtë po e them për mikun tim të mire zotin Konjushevci,i cili nuk e mohon një shpërblim modest nga Bahtir Hamza.

Bahtir Hamza,”Kohë që lane gjurma”
________________________________________
Me aforizma kundër paradokseve shqiptare


Bahtir Hamza,”Kohë që lane gjurma” ,Shtëpia botuese “Arbania”,Prishtinë,2004.

Abdullah KONUSHEVCI,

Bahtir Hamza, u paraqit me libra letrarë në letërsinë shqipe në fillim të viteve nëntëdhejetë:”U rritsh me lulet e botës”(poezi,1991) dhe “Jeta troket në derë”(1993)kurse në fillim të shekullit tonë botoi edhe tre libra:”Gojët e luleve”(2001),”Jeta në peshojë”(2002)dhe “Vdekja nis nga Brenda”,(2002).
Liri që do të paraqesim në këtë përurim është vepra e tij e gjashtë.
Vepra më e re”Kohë që lanë gjurma”e Bahtir Hamzës, poetit të mërgimit, është një vëllim aforizmash a gnomesh,mendimesh a sentencash nga më të ndryshmet, të cilat veçohen me tematizmin dhe përzgjedhjen e veçantë të përditësuar, duke prekur probleme e tema të ndryshme etnopsikologjike, politike, shoqërore,morale, letrare,familjare,dashurore nga më të ndryshmet.

Libri aforistik”Kohë që lanë gjurma”sajohet nga njësitë më të mëdha tematike:”Unë,atdhu im”,”Kështu pleqëroj”,”Udhëtimi I çdo njeriut”(përbëhet nga nënnjësitë :”Poetët”,”Poezia”,”Testamenti I” dhe “Tesatmenti II”,)”Njerëzve që nuk u vdes fjala” dhe “Kohë që lanë gjurma”.Mbyllet me poezinë enumeracion”Nuk jam”,sikundër që hapet me formën mikste në poezi e prozë”Formula e panjohur”dhe po ashtu një forme mikes me titull”a…..!..
Foramt e shkurta a mikrostruktuart letrare vetëm në të parë duket s enuk kanë madhësin dhe madhështinë e formave të gjata a të makrostrukturave letrare.Çështë e drejta, fare pak, për të mos thënë aspak, kemi ndonjë vepër, e cila, në fund të fundit, nuk vjen e rrudhet në një formë të shkurtë ose që nuk e ka si pikënisje një formë të shkurtë letrare,e cila mund të vihet re,qoftë si ajtmotiv I saj,qpftë si mesazh, që për shkon fill e për pe strukturën e saj.

Kultivimi I formave të shkurta,sidomos I aforizmave,mund të thuhet se është një prurje e re letrare, e cila ka marrë hov sidomos këto dekadat e fundit, sado që jehona e saj në mendimin tone kritik e letrar është shumë e vogël: ato sikur shikohen si diçka e “vogël”, e paranësishme dhe e pavlerë.Ky paragjykimduhet të rrëzohet a të hidhet poshtë pikesëpari nga kritika jonë letrare, e cila duhet të bëjë vlerësimin e tyre të drejtë,qoftë si zhanër letrar, qoftë si realizim artistic. Tekefundit, për peshën e randësinë e tyre a nuk flet mjaft fakti se në biseda dhe në shkrime letrare, sa here qe ndihet nevoja për t’I dhënë force një mendimi a një qëndrimi vetjak, ne I drejtohemi akëcilës thënie a maksimë të akëcilit dijetar, shkencëtar,artist, madje dhe të akëcilit poletikan,afarist të botës ë tj.

Është të theksohet se në ciklin e pare “Unë atdhu im”.pas paradoksit të vënë re në “Formulën e panjohur”, B.Hamza sikur porosity se individi është një mishërim, një njëtësim me atdheun, prandaj, me t’u shpërngulur nga ai, sukr humb peshën dhe rendësin që ka.Është ky një subli, I përvojës së gjatë dhe të hidhur të autorit në dhe të huaj,Por, edhe ky kthim në atdhe e bën të ballafaqohet me paradokset e ndryshme të jetëa sonë shoqërore.
Shqiptarët, pavarësisht nga prespektiva e tyre mjaft e paqartë historike. Megjithatë I karakterizon një megalomanidhe një vetëkenaqësi e pashpjegushme – ata vazhdimisht e mbajnë plisin mbi një sy,madje edhe atëhera kur, ng martesat e përziera, I shtrohen procesit të asimilimit kombëtar.Paradoksi e arrin kulmin me averzionin, qoftë ndaj ushtrisë, qoftë ndaj policisë së vet dhe prandje në këtë pikë sikur veçohet nga mbarë popujt e Ballkanit, që kanë një traditë shumë më të gjatë shtetërore.Prandej,ai kërkon që të respektohen tri parimet themelore të një shoqërie të qytetëruar, duke u shprehr fjalë për fjalë se janë tri gjëra që nuk fallen: Ushtrimi I dhunës dhe dhuna mbi fëmijët, marrja a trupi mbi nderin e shtëpise dhe tradhtia kombëtare.

Mbase është kjo arsyeja pse ai apelon në ciklin e dytë”Keshtu pleqëroj” që shqiptarët të kthejnë nga mërgimi, të martohen me atdheun, t’I heqin maskat, ta lënë rrugën e krimit, për t’u flijuar në altarin e atdhedashurisë,sepse ,sikundër shprehet autori:Vetëm liria është fat I gjithë njerëzimit;Kapitali mbi capital e ka emrin Liri;Vetëm liria nuk është luks I askujt dhe Liria kurrë nuk kthehet prapa.
Pjesa e tretë”Udhtimi I çdo njeriut”përmbledh kryesisht refleksionet e utorit për poetët,poezinë si dhe shoqërohet nga dy testamente, duke pasur kështu, do të thoshim, një notë më idividuale, më personale.

Në ciklin e katërt”Njerëzve që nuk u vdes fjala” lexuesi mund të gjejë aforizma të njerëzve të ndryshëm, shqiptar,me të cilët autori ka pasur marrëdhenie afrie dhe nga të cilët ka zgjedhur ndonjë mendim, sentencë, që atij I është dukur e bukur,kumptimplote dhe shprehësë,kurse në ciklin e fundit hasim afarizma nga dijetarët, poletikanët,shkrimtarët,afaristët,artistët botërorë.

Në përmbyllje të këtij shrimi, mund të themi se gjejmë në këtë libër pothuajse të gjitha farët ë formave të shkurta,si:epigramin,kur autori shpreh shpesh një qëndrim fshkikullues ndaj dukurive të këqija shoqërore,moto,gnomën,setencën,fjalën e urtë popullore,proverbin,thënien, kufijtë e të cilave është bukur e vështirë të caktohen saktësisht, sado që vetë fjala”aforizëm” do të thotë përcktim I një kufiri,kufizim.
Megjithate,sikur e provojnë farët e ndryshme, këto forma të shkurta shprehin në mënyrë të ngjeshur një porosi, një të vërtetë, një aksiomë jetëasor, e cila mund të jetë edhe një moto e një vepre, e një përcaktimi a ndërmarrjeje.

Në PANARIN E LIBRIT.
Prishtinë Maj.2004 Abdullah KONUSHEVCI,

Shkrimi letrar është marr nga gazeta “PENA SHQIPTARE”,
1 Tetor.2004. faqe.14.
___________________________________________
Selia dhe redakësia e “PENËS SHQIPTARE”në Prishtinë është perskutuar,është dhunuar,është palqkitur dhe stafi është rrahur fiziksht dhe brutalishtë nga bandat kriminele me 19-Prill-2005 dhe
me 4-qershor-2005.

__________________________________________________ _____


Më vjen shumë ke prej kritikut Dukagjin Hata ,për shkrimin e tij që ka bërë për librin (nënthojza të tij) libër i shkruar nga Iljaz Prokshi.Recensioni i Hatës është ky:

Ndërsa në librin “Kohë që lanë gjurma” pjesa e dytë,2006.
z.Dukagjin Hata, (kritik letrar) shkuran këtë RECENSION,për librin e Bahtir Hamzës, që i ATDHEUT,KOMBIT,KULTURES,dhe EDUKATES....

VJERSH PER BEFASINË

Kur je i pasur me iluzione
E shpresat kështu fort i ushqen
Ne rritje e siper i shijon do jone
Por ëndrren e bardhe rralle, rralle e gjen.

Se pas çdo iluzioni të pret pabesia
Kështu e humb ngjyren dashuria;
Hej sa therrëse janë dëshprimet e pabesise
Kur plotbesimi bie në kurtha të tradhëtis.

Maj.1977.

GJUMI

Dhe me erdhi gjumi-
M’u duk se dashuria mori fund

Por dashuria s’merrka fund

Në thellesi të gjumit
Thellë diç më ushton
Dashurinë s’e vert as fuqi e plumbit.

Dhjetor.1982.

QENI

Ka nje qen që del natën
Natën bredh ai qen i zi.
Don njerzimit t’i kall mandatën
Don që jeten t’ua nxijë.

Luan bishtin qeni zi
Qen tinzak i moshës së madhe
Nëpër vatra nëpër shtepi
Qentë për ne, po ndjellin halle .

Por liria, deill i nxhete
Qenve ua nxjerr gjuhën peshe
Ngusht e kanë,s’e kanë lehtë
Kur ua kthejmë me të trashë

Mjaft me lehët qen larosha
Ju tinzak e ju barbarë
Erë e re po fryen në votër
Era që zgjon çdo shqiptar.

Mars.1985.

NËNË MOJ…


Nënë moj, më thuaj një fjalë;
Motrën kush ma ka vrarë ?

Nënë moj, më thuaj si di ti
Vëllaun, kush ma mori në shtëpi ?

Nënë moj, me thuaj diçka;
Pse babi nuk eshte te na ?

Nënë moj, po kush na vret
Nënë moj, po kush na djeg
Në këtë zajrrë në këtë ferr
Kështu neve përgjithëherë ?

Truall i dashur
Truall i shtrenjtë
i huaji ty sot po te shkel
Po a e di valle, si do të del ?

Janar.1990.






KËNGA E KTHIMIT TË MËGIMTARIT

Hap sorkadhja e Kosovës,
Kur të hysh n ‘kopshtin tim
Shihi lulet, kanë do mallë
Për pëllumbat në mëgrim

Kur të ecësh nëpër lule
Do te ecësh më ngadalë
Lulet TY do të përkulen
Ndjenjat do te djegin valë

Edhe zogjtë do të vijnë aty
Zogjtë e kuq të gjakut tim
Do të vine do thonë atë fjalë.
Eja pëllumb në gjirin tim

Hapi krahët dheu im
Çilu zemër e mëmëdheut
Kthehem sot nga mergim
Te ti moj e bukura e dheut

Na prano në përqafim
Jemi fort të përmalluar
Thyeje qafen o mëgrim
Shperthen afsh i ngashëruar.


Korrik.1990.

TE VARRI I DESHMORES

(Ylfete Humollit)

E veshur me petkun më të bukur të nuserisë.
Ti që urreje më së shumti terrin
Të nisen nuse moj lulebardha jonë
Në livadhet e lirisë.

Hej, nuse e bukur shkon për dheun e zi
Në mes lulesh, mes kurorash , me e larta TI.
Të ndau nga gjiri i rinis me plumba kjo Serbi

Bredh çizmja e armikut , natën e diten n’fusha, e n’bregore.

N’gojë të armikut jemi n’valle me ty përdore
Bijeria në dasmën tënde ti moj bija shqiptare.

Ylfete jeton gjithemon me ne
Ti që u bëre nuse për atdhe.
JO.”s’ke vdek por ke le”
Varri leshon drite e erë lirie.
Krejt Kosovën këtu e ke.

Qershor.1990.

(Për fat të keq poeti dhe shkrimtari i mirënjohur Flori Bruqi,i ka rediguar këto poezi në revistën “Pena shqiptare”).Poezitë janë të moderuara në vitin 2004 dhe 2005 ,kurse Bahtir Hamza i flasifikon që gjëja ato janë të shkruara në vitet 90-ta.,F.B)


Nga libri ;’’JETA TROKET NE DERE’’ 1993.

RREZE PER PLAGE

Mëngjesi i 28.Nentorit.1992.me çeli në Prishtine.
Ora;Shtatë e tridhjetë
I riu i fshatit me pret
Rrezja e Diellit me preku qerpikun e syrit.

Dritarja ishte e hapur
Syrin fute nëpër të
O trualli im i shkelur
Babë e nanë, ç’flakë e papritur
Shtatin tim po ma ndez ?!

Në stacionin e përgjumur të autobusëve
Minibusi kurrsesi të ndezej
Të nisej për Skënderaj,
Në të heshtin
Udhëtarë të menduar, dinjitozë;

U mashtruan keq ata
Që menduan se na e hoqen
Fjalën e lashtë nga goja !

Ato hijena të zgjebosura
Që qyteteve e fshatrave po i shoh
Me ta lufton shtëpia ime
Dhe me shtjellat e zeza fytafyt !

Të gjorët, robërin duan ta shpallin liri
Dhe jetën normale – ç’ironi !

Drenica pulson në mua, larg në mëgrim
Me shtresa malli e plagësh në zemër
E me ca breza drite ënderroje.
Kujtoj mërgimtarët këtë çast e u them:
Udhëtoni një çikëz nëpër botën krijuse
Urdhëroni , ngapak ta përqafoni të bukurën
Për dite më të ndritur, vëllezër,
Le të hapen gojët e fëmijeve

Si çel një lule e shenjtë
Dhe në tokë mbin nga vesa e qiellit
Për të na mjekuar nga myku i Europës plakë.
Valbona me tha:
“Ne mëgrim edhe ajri është i ndotur baba !
Retë janë të ulëta, kërcnuese
Plagët na i shtypin dhe ëndrrat…..

Janar.1993.

IKEN ME KOHËN PA KTHIM

Dashuria e fshehur, n’shpirt më ngacmon
Dridhet në mendimet e mia
Diç e pikëlluar më përqafon
Si kaloi rinia ?

Kujtimet më prekin
Disi në dhembje e dhembje
Po si e si iken
Rrëmbithi me rendje

Fytyrat e dashura tëre ëmbëlsim
Ikën në kohën pakthim…………


ASNJËHER NË HERËN E FUNDIT


…edhe flokët e tua të mbledhura në dorën time erë shpirti.
E zemrën e ke të mbyllur me çelës të ndryshkur paragjykimesh.
Pergjymsë e mbushur me copa kujtimesh –dashurie.Oh
Të të kam më afer dua
Ditë net mundohem të të preki më thellë

Më mbulon me sytë tu të embël.
Ti flokë kaçrrela e çiltersise së dashurisë erë shpirti
Me je mbi e nen lëkuren time
Asgje nuk ështe me e vlefshme
Se dashuria dhe drita e pavdekshme
E thella ti,

Të të kem më afër dua
Mudohem të të preki dhe me thelle
Njëhere e asnjëherë në herën e fundit.
Simbolizohem me ngjyrën e pafajsisë.

30.Prill.1983.





NUSJA ELITAXI –I.
Ne stacionin e autobusëve
E njofta I.me veshtrimin e syve të saj.
E thirra per një cigare
Po më tha.!


Në të njenjtën dite i bëmë llogaritë
E largova m’u kthye.
E pergezova me përqeshi.
E harrova më kujtoi.
E dashurova më mashtroi.
E përqafova më kafshoi,
U mbush me gjak
P I K O I
Nusja kosovare,- elitaxi-I.
Në Bleischtet të Stuttgartit,
Mbeti në stacionin e trenit,
Me vështrimin e syve të saj
Dora ime me çibuk zjarri TYM.

Maj.1994.

Pra,Bahtir Hamza është një kompilues i mire i datave,nofkave etj.,kurse si plasues të mire për pak $ amerikanë e ka zbuluar nofkën kastrati….i cili më indigo/metodë :kap/ngjitë poi plason në disa web faqe interneti.

Flori Bruqi

Nuk ka komente: