28.7.07

LETËR PUBLIKE E AKADEMIKUT N.STEFANI

Në postën tonë elektronike ka ardhur kjo letër e akademikut të shkencave,z.N.Stefani(emajli,telefoni si dhe adresa e njohur për redaksinë) të cilën letër po e publikojmë në
terësi...
Redaksia Albania-Press

I nderuar nofke Kastrati,Nuk e di kush je, por kisha pasur dëshirë të të njoh për së afërmi; të më njohësh dhe të të njoh.
Nuk u besoj insinuatave, të ardhur nga ndonjë vullnet i sëmurë, andaj çmoj çdo individ, njësoj sikur të çmoj edhe ty si njeri ( që duhet të jesh dhe sigurisht je) i dinjitetshem. Nuk po të shkruaj i nevrikosur nga ato letra idioteske , te cila siç mund të kuptohen, kane dalur nga dera jote adresore per shkenctarin e mirenjohur Flori Bruqin, por ndjenja ime e sinqertë për të përshëndetur dhe dëshiruar, sinqerisht, çdo të mirë në jetë dhe, po qe se ke, edhe në familje. Lirisht ke mundur të më shkruash në adresën time dhe të shprehësh gjithë atë ngulfatje që të është bërë nga biografia e njerëzve të cilët i shpall, ashtu si i shpall: spiunë, kumbarë serbësh, KOS-ista, etj. Nuk i vrajnë shigjetat tuaja njerezit e vdekur e qe jane deshmore , por vogëlsia shpirtërore e njerëzve që e preferojnë vjelljen në vend të përshëndetjes apo admirimit .
Emrat që i përmend ti , e qe po i fyen vazhdimisht ,te që të gjithë janë publik, me vepriime publike, tash e dekada të tjera të shekullit të kaluar.
Po si mund te shkruash aq keq per eruditin tone te njohur Bruqi,kur i njajti eshte me i frytshmi.Ato që ti i thue në ata letra të shpërndara në ato adresa - më nxisin të përsëris atë që e thashë në fillim: dëshiroj të më njohësh dhe të të njoh mirë. Mos hezito, shkruaj me emrin tend te vertete si burrat, e jo te sulmosh njerezit qe ndofta heret apo vone do te krijojne historine. Mos e keqkupto këtë ftesë, as mos ndal ofendimet e stilit të atyre letrave fyerse perdeshmoret
intelektualet sepse me to je duke u bere” i madh”…po,po,shume i madh ...
Sinqerisht po të drejtohem sepse njeriun e çmoj për njeri, pa marre parasysh qe he per he je nje ende nofke virtuale dhe nuk ke te drejte te shahshe cdo gje qe eshte shqiptare.
Te gjithe e dijme se kush je ti apo Bahtir Hamza dhe këtë ftesë time(Ti apo Bahtiri) konsideroni shumë njerëzore ,sepse me te vertete jeni bere shume i merzitshem.

Akademik prof.dr.N.Stefani

Tirane,28.07.2007

Nuk ka komente: