25.7.07

A do te mund te sherohen inateqaret, nga ajo semundje, qe i largon aq shume nga njerzorja?!

Te jesh Nene dhe ta meritosh vertete emrin Nene, eshte shume e veshtire!

Sa here qe lexoj apo degjoj fjale inatcore te shkruara nga duar qe dridhen prej etheve te inatit, te thena nga goje qe belebezojne prej krizes qe u shkakton cmira, ligesia e shpirtit te vogel, me kujtohen mendimtaret e medhenje te kombit shqipetare, te cilet kohe mbas kohe kane dhene porosi te mencura per njerzit, ku kane theksuar se:

"Te kesh inat nje njeri per shkak se ai ka nje zotesi me te madhe se ti, mundet te beje dicka me te bukur se ti, apo gezon nderimin e nje mase te madhe njerezish, ne nje kohe kur ty ste njeh as katundi yt", njerzit e mencur te kombit tone kane thene shekull mbas shekulli se; "ai lloj njeriu nuk ka asgje njerzore ne vetvete me shume se sa cmund te kete nje gomar, apo nje gomarice"!

E cmund te kete me shume ne shpirt nje inatcor apo inatcore, qe nuk ben asgje tjeter gjate gjithe dites apo nates, vec enderron dhe planifikon se si te ja zere udhen tjetrit, se si ta vrase tjetrin me cdo metode, e ne mos mundet me plumb, mendon qe ta vrase me fjale, me thashetheme, me shpifje apo me ironi fjalesh helmuese, vetem e vetem qe ta ekzekutoje moralisht ate person, sa me pare qe te jete e mundur.

Ne shqipertaret vuajtem ne nje fare menyre gati te gjithe nga regjimi qe na shtypi me dhunen e diktatures komunise, por mjerisht ai regjim formoje tek nje mase e madhe njerzish mijra diktatore te vegjel, te cilet kohe mbas kohe ushtruan dhune fizike, dhune morale, dhune fjalesh e thashethemesh qe tek te afermit e tyre e deri tek komeshinjte apo tek bashkatedhetaret neper udhet e botes...
Nje dhune te cmendurish qe u perdor dhe vazhdon te perdoret me mijra taktika nga me banalet, edhe sot!

E ata jane tipa qe e perdorin ate dhune sharjesh e fyerjesh, ironishe e akuzash, shpifjesh e banalitetesh te tjera, ku ato lloje i perdorin kunder njeri tjetrit, kunder vetvetes, dhe biles biles edhe kunder familiarve te vet!

Nuk eshte aspak cudi kur ne ato skuadrilie...mund te gjesh edhe emra qe dikur jane mbajtur per "edukatore" te brezave te rinje te komunizmit, si gaztare, ose sic u them une atyre qe punuan si sherbetore te regjimit; gazetaruce, apo gazetaruce, poetuce, apo shkrimtaruce, uce... e uce... pa fund uce...qe s`ishin gje tjeter vec servile qe ndihmuan nje regjim diktatorial te ushtroje dhune dhe te qendroje sa me gjate si ngrehine e nje kampi gjigand dhunash e krimesh makabre...!

Skudrilie qe me humebjn e tyre te madhe, si te privilegjeve te atehreshme...qofte te atyre vete apo prinderve te tyre...ato grupime riorganizuan menjehere rifllimin e nje beteje te re kunder mases shqipetare antikomuniste, mases qe kishte vuajtur burgimeve dhe internimeve dekada me radhe.

Ato grupime fisesh e te tera qe i kishte familiarizuar me njeri tjetrin regjimi i kaluar neper privilegjet qe u kishte dhene, mbas renies se komunizmit bene riorganizimin e ri qe tashme "reformuan" taktitakt e tyre ne luften kunder po te njejtes shtrese dhe mase njerzish antikomuniste, duke perdorur jo burgje politike, as pushkatime, pasi pushteti ra ne duar te nje politike te re demokratike, por ata ne taktikat e tyre, ngjeshen armet e shkaterrimit te moralit te njerzve, duke i sulmuar njerzit e ndershem me helmin qe prodhojne sharjet, shpifjet, injorimet, fyerjet e grindjet e tjera duke i futur ne lufte palet edhe kunder njeri tjetrit me nxitje te urrjetjes dhe me ngatrresa nga me te ndryshmet.

Metodat e asaje mase te privilegjuarish te regjimit diktatorial, bene qe te komprementojne edhe ndonje qe gjate atij sistemi nuk kishte qene i persekutuar, gje qe ajo soj dore u be shume e rezikshme si arme, ne duar te atyre grupimeve, per te vrare njeriun e devotshem te kohes se re, duke e rrenuar moralisht me cdo menyre!

Nuk harrohen kurre metodat diskriminuese te pushtetarve ish komunist ne fillimin e viteve 1990 kur po dorzonin pushtetin duke i lene funksionet shtypse, kur ata kelthisnin me te madhe se gjoja ata qe po vinin ne detyra te reja ne dyert e shtetit, simbas atyre, na qenkeshin pa shkolle.

Ndersa ata cirreshin neper gerrhamat e tyre te fundit, te binin ne sy bijte e bijat e familjeve te vuajtura gjate rregjimit, prindrit e te cileve vinin nga dyert e fisnikeve Rilindas shqipetare, nga prinder qe kishin mbaruar studimet e larat ne Viene, Rome, Kajro etj, dhe ata edhe pse me arsim te mesem apo me kualifikime mesatare, falnin buzeqeshjet e tolerances ndaj sharjeve qe degjonin prej persekutorve te cilet filluan persekutimin e ri ndaj asaje shtrese, duke e fyer me fjale nga me te ultat, duke i konsideruar si injorante, te pa ditur, te pa shkolluar...
Ata regjimas i leshonin ato sharje e banalitete kunder atyre njerzve me tradita familiare te mrekullueshme, te cilet edhe pse te shtypur, kishin arritur qe neper ato shkolla ku i kishin lejuar te shkolloheshin, deri ne mbarim te gjimnazeve apo ndonje dege tjeter ne shkolla te mesme, kishin qene gjithnje me te miret e atyre shkollave.

Ata bij dhe bija familjesh fisnike shqipetare qe vuajten aq gjate dhunen komuniste, jo vetem qe ju bene krah demokracise se brishte ne shqiperi, por moren edhe udhet e botes per te kapur kohen qe ua kishin vjedhur ai regjim me njerzit e vet, sic ua kishte vjedhur deri dhe njerzit duke ua zhdukur pa lene gjurme, duke ua vrare edhe para syve. Ata moren udhet e botes per te dhene gjithe energjite e tyre tashme jo vetem ne sherbim te vetvetes por edhe te vendeve ku ata u vendosen, te cilet neper shkolla e studime ne vendet perendimore fituan mesimin dhe pervojen e re demokratike per te dhene edhe me shume energji pozitive, jo vetem familjeve te veta, por dhe bashkkombaseve te vete kudo ne bote.
Ashtu te rinje dhe te moshauar te asaje shtrese me qellimin dhe deshiren njerzore atdhetare filluan veprimtarine e vet ne sherbim te njerzores duke menduar dhe vepruar ne te mire te atdheut dhe humanizmit njerzor!

Mirpo edhe pse ajo shtrese te vuajturish u karakterizua gjithnje nga toleranca dhe gadishmeria per bashkpunim me cdo njeri, pa dallim feje krahine apo ideje, si moto e Idealizmit te Rilindasve tane, ata shpesh u ndeshen me luften moral-shkaterruese,qe vazhdon te zhvilloje shtresa e sherbetorve te diktatures, e pushtetareve te saje, e familiarve te rreth 100 mije komunisteve me te perbetuar per regjimin diktatorial, apo bashkpunetoret e tyre servile.

Nuk eshte rastesi as e pa pritur kur lexon letra, apo degjon zera me sulme banale, me sharje kunder nje njeriu qe nderohet apo rrespektohet nga nje mase njerzish, kunder nje gruaje apo burri qe nderohet me vlersime te shtetarve te kohes se demokracise shqipetare, apo nga forume botrore!

Ashtu sic nuk eshte rastesi kur zerat e vjeter komuniste therrasin me te madhe duke perseritur vetlavderimet per krijimet e tyre qe kane pase si teme te ashtuquajturat veprat e apo arritjet partise diktature!
Sic dhe nuk eshte e pa pritur kur servilet e regjimit komunist, djallin e therrasin si Engjell, ndersa Engjellin e vertete e gjuajne me gure!

Nuk kane fund mburrjet e vetmburrjet qe i bejne vetvetes dhe njeri tjetrit, ajo shtrese njerzish mediokerr, qe nuk pranojne ndryshime, nuk njohin as nuk nderojne realitetin bashkekohore, gje qe nuk jane ne gjendje te dallojne as vetveten neper tymnajen qe ata cojne here mbas here duke u munduar qe te mbulojne me erresire driten qe leshojne njerzit e mendimit te ri, njerzit me shpirt te madh, me zemer humane. Njerez te cilet falin, krijojne, dhurojne vetem madheshtine qe vuajtjet ua kane rritur ne shpirt dhe ne mendime!

Tere kete hyrje dhe fund njekohesisht e bera thjeshte per te u treguar edhe nje here atyre tipave e tipeve, asaje shtrese agresive qe i ka bere si te cmendur kunder njeri tjeterit, dhe qe mjerisht nuk e kuptojne dot qe jane kunder vetvetes, qe te mos harrojne se:

Nuk jane kurre nena te mira ato gra, edhe pse mund te kene lindur femijet e tyre, gra te cilat mund te cilesohen thjeshte "femra", kur ato nen emrin e NENES fyejne nje NENE, nen emrin e miresise, fyejne miresine e dikujt tjeter, nen emrin e te gjoja krijimit te nje vepre te tyre qe nuk mund te vetlavdrohet si e tille kurre, fyjne vepren qe ka bere dikush tjeter!

E si mund te quhet nene, apo si mund te i njohe kush ato per nena, kur ne grup ato lloj femrash i sulen si bisha nje nene duke e fyer e marre nper goje here mbas here, vetem e vetem pse ajo ka fituar nderimin` jo vetem te mases se njerzve te thjeshte qe eshte nderimi me i larte ne bote, por dhe nderimin e drejtuesve te vendev e kombeve, atyre qe i zyrtarizojne nderimet duke i Boteruar...duke i bere te Historishme, nderimet njerzore!

Une mund ta kuptoj nje nene te moshuar e cila hesht perballe sharjeve apo ironise se injorances individe apo ne grup, injorance qe tashme kane kurajon te vetpropogandohet edhe si letrazhesha, gje qe per mua sjane gje tjeter vecse personazhe te tipit "shtriga" te cilat smund te kene asnje emer me te pershtatshem se sa aq.

Une mund ta kuptoj cdo nene qe hesht perballe sulemve helmuese te atyre lloje femrash qe mbahen per nena, por nuk mund te pranoj kurre qe nje grua te quhet apo ta meritoje emrin NENE, kur ajo vret me fjale Helmuese nje NENE tjeter!
E qa me pak mund ta pranoj qe ato lloj femrash qe helmojne nje nene me fjale poshtruese, te quhen poete, shkrimtare, gazetare, apo cfare pretendojne ato te jene me ndonje vet-fletlavderimi qe afishojne naten njeratjeteres...sic afishonin dikur farefisllenjte e tyre komuniste tek zeri i mases...!
Une nuk mund te kuptoj as ta pranoj per veprimtari njerzore e aq me pak letrare apo kulturore bashkpunimin me ate lloj fryme sharjesh e poshtrimesh, bashkpunim servil, ne lavderimin e atyre llojeve plot vese, bere nga cilido autor i vjeter apo i ri, ne saje te perkdheljeve qe ai mund te kete ndjere prej zgerdhirjeve te tyre, sa here qe ja bejne qejfin me paratheniet Doktor apo Profesor...soj te cilet kujtojne se bota e emigracionit shqipetare ekziston vetem ne disa skuadrilie servile te regjimit komunist qe struken amerikes, asaje Amerike qe pranon cdo kend brenda, por si per ironine e tyre Xhorxh Bush nuk i lejoje as nuk ua besoka asnjehere atyre servileve komuniste qe jetojne ne amerike te ia prekin duart as te ja puthin, por me pare ua besoje njerzve te thjeshte te Fushkrujes.

Elemnetet qe krijojne grupe per te vrare te tjeret me fjale helmuese duke e prekur deri dhe ne jeten private e familiare, duke luajtur edhe me fatkqesiste shendetesore te tjeterit, tashme jane bere shume dhe mjerisht maskohen shpesh edhe nen emrin NENE, apo GRUA, edhe pse asnjerin prej aytre dy roleve ato lloj femrash nuk kane qene ne gjendje ta realizojne kurre sic duhet!

Nuk eshte rastesi kur degjohet se aksh grua apo aksh burr u detyrua te dale rrugeve sepse e perzune familiaret e vet prej veseve qe ai kish!
Ashtu sic nuk eshte rastesi qe te vetmburret nje aksh grua, sikur ajo eshte nene, dhe biles grupohet me llojin e vete duke marre pameritueshem emrin nene edhe pse ska vene kurore kurre as ne Kishe e as ne Xhami, e biles as ne gjendjet cirivile te diktatures...por ndare e shkaperderdhur neper martesa ilegale duke iu arratisur burrave here ne -amerike, e here ne Angli, here ne Maqedoni e here ne Greqi, vetem e vetem per ti radhitur dashnoret ne listen e madhe... derisa te gjendet milionieri ne gjuetine e llojit te tyre...ku nuk e kane per turp edhe te bijen me 70 vjecaret ne shtart duke rendur pas trashigimise se endrruar...
Ndersa buurri e femijet mbesin ne shkatrrimin qe ka shaktuar ai lloj...qe pa meritueshem e vetemerojne vetveten "NENA"!

Eh, te jesh nene, eshte shume e veshtire sot qe te jesh nene e vertete!
Eshte e veshitire sepse nenat e verteta nuk thashethemuan kurre, nuk shane asnjeri kurre, nuk tradhetuan kurre as per te ndrruar seksin, as per te bere lista me dashnore e as per te fituar ndonje kacidhe!
Por Nenat e verteta jetuan dhe jetojne me buk e krype duke i rritur femijet me babain e tyre bashke, duke duruar varferine, apo dhe fjalen e rende te pa drejte, biles shpesh edhe dhunen qe ushtrojne burrat injorante!

Te jesh NENE dhe GRUA e vertete, do te thote qe ne shpirt te kesh pastertine hyjnore jo vetem ndaj burrit tend, por edhe ndaj njerzve me te thjeshte ne udhe, te cileve duhet te u dhurosh gjithmone miresine qe buron nga shpirti i Nenave te verteta, nga zemra e grave fisnike qe nuk nxjerrin nga goja e tyre asnjehere as fjale fyese kunder te tjerve, as mallkime, e jo me te bejne ironi me sharje e thashetheme kunder nje nene tjeter!

Nenat e verteta jane grate fisnike shqipetare qe jane shume njerzore, shume te dashura, shume te pasterta ne shpirt dhe nuk dine te urrejne asnje njeri ne bote e aq me pak te urrejne nje nene tjeter apo ta marrin neper goje!

Mjerisht sot degjojme dhe lexojme shpesh ku disa femra shqipetare qe smeritojne te u thuhet asgje me shume se sa aq; -Femra-, sespe nuk e meritojne te u thuhet as gra e jo me Nena, se vajza virgjinesha, sic u thonin dikur motit vajzave qe nuk martoheshin dhe rrinin ne shtepi, atyre lloj femrave te pa martuara kurre nuk mund te u thirrret me me ate nderim, sepse skane lene vend per nderim, ashtu sic nuk kane lene as ato te martauarat qe sulmojne cilendo nene shqipetare ne ditet e sotme!

Te jesh NENE do te thote te jesh grua zonje me plot virtyte njerzore qe i fiton vetvetiu me sjelljet njerzore ndaj familjes tende, ndaj shoqerise, ndaj mikeve e miqeve qe njihesh apo bashkejton ne nje shoqeri me ta!

Emrin nene nuk ta jep dot perkedhelja me fjale e asnje poeti te madh as te vogel, e asnje doktorri apo profesori, pamvaresisht se pserse ai te josh me ato lavderime te pa meritueshme!
Emrin Nene ta jep dashuria dhe nderimi i te tjerve, njohja qe te bejne te tjeret kur i dallojne shenjat e nenes se vertete ne virtytet dhe vlerat e gruas si nene njerzore!

Pikerisht per keto arsye une e kuptoj nje nene te moshuar e cila hesht sa here qe nje grup femrash apo nje femer e veteme... e gjujane me fjale helmuese per ta vrare ne shpirt, vetem e vetem sepse ajo meriton nderimet me te medha nga ata njerez qe ja japin si Nene dhe si grua fisnike, deri dhe ne forumet botrore!

Mjere ato femra qe mendojne se mund te jesh Nene e mire sa here qe pergojon te tjeret dhe vetlavdron vetveten!

Lum si ato Gra qe me modestine e tyre sillen ndaj jetes personale, familiare e shoqerore me nderimin dhe perkushtimin e duhur, duke nderuar dhe rrespektuar cdo njeri, ashtu sic do te deshirojne ato te nderohen dhe rrespektohen nga te tjeret!

Llemadeo
Stuttgart
Germany

Nuk ka komente: