27.9.07

Shkenctareve ju nderpritet arbitrarisht mardhenia e punes.




TË GJITHA MEDIAVE NË KOSOVË



N J O F T I M



Më datën 28.09.2007 në orën 12:00 në mënyrë arbitrare duhet ta lëshoj punën në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare te Kosovës, pas 33 vjet pune, në bazë të një vendimit arbitrar të drejtorit te Bibliotekës Sali Bashotës .

Ankesën –Padinë për vepër penale ndaj zyrtarit Sali Bashota do ta bëjë edhe në gjykatën kompetente , por jam i interesuar të njoftoj edhe mediat duke dhënë një Deklaratë se kush është Sali Bashota i cili çdo ditë po e shkatrroi librin shqip , për çka Ju ftojë të jeni te pranishëm .

Deklaratën për media do ta jap pikërisht në çastin e daljës nga Biblioteka me 28.09. 2007 në orën 12:00 para hyrjës zyrtare në Bibliotekë.

Po e theksoj se jam i 33-ti punëtore që largohëm nga Biblioteka nga ky drejtor i dhunshëm.

Në ketë Bibliotekë punova 33 vjet . Jam i vetmi magjistër i Bibliotekarisë ne Kosove,ku së shpejti do ta mbrojë edhe disertacionin në Zagreb “Censura e librit shqip në përiudhen 1945-1999”.Jam autor i 3 librave profesionale dhe mbi 150 punimeve shkencore të botuara në Kosovë, Shqipëri, Kroaci Slloveni dhe Maqedoni,thuhet në kumtesen e magjistrit të shkencave Xhafër Syla.



Prishtinë,27 tetor 2007

Nuk ka komente: