27.9.07

EDHE NJE HERE PERSERISIM NJOFTIMIN:

NJOFTIM PËR MEDIA



Të Premten, më 28/09/2007, në orën 12.00’/h, duke qen i detyruar ta lëshoj vendin e punës në BKUK (Bibliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës), pas 33 vitesh punë e bujshme në këtë institucion publik. Ky vendim arbitrar është vendim personal i drejtorit aktual Sali BASHOTËS i cili shkatërroi librin shqip në BKUK.

Me një ankesë përmes fjalës së shkruar do t’i drejtohem edhe gjykatës së qarkut, por jam shumë i interesuar që në dëbimin tim të dhunshëm nga bibilioteka të jeni prezentë edhe ju mediat elektronike të shkruara e televizive të Kosovës.

Pikërisht në çastin kur do të dal nga BKUK-ja do të deklarohem para mediave të cilat do të vijnë për ta hulumtuar dhe ndjekur e ndriçuar këtë rast, nga BKUK-ja do të dal në orën: 12.00’/h.

Po e ritheksoj; punoj që 33 vite në BKUK, jam po i 33-ti punëtor që largohem në mënyrë arbitrare dhe të pashpjegueshme nga po i njajti drejtor, jam i vetmi magjistër i shkencave të bibliotekarisë në Kosovë, autor i tri librave profesionale dhe më se mbi 150 punimeve shkëncore në Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Slloveni dhe Maqedoni.


Ju mirëpres!
Mr.Xhafer Syla
Mob: 044 / 148 - 244
Prishtinë, 27/09/2007

--------------

Gazetari dhe fotoreporteri Vedat Xhymshiti nga Levizja Vetevendosje na shkruan:


Kerkese per prezencen e mediave nga Mr.Xhafer SYLA‏ Vedat Xhymshiti (vedat.xh@gmail.com)
27. 09. 2007 21:16:58




Pershendetje, te nderuar koleg gazetar, kameraman e fotoreporter. Te bashkengjitur ne atachment e keni nje njoftim per media, i cili iu ben thirrje mediave, qe te jene prezent ne momentin kur Prof.Mr.Xhafer SYLA, do te largohet nga vendi i tij i punes ne te cilin kishte kaluar per 33 vite rradhe, ndersa tani me vendime krejtesisht arbitrare, sipas prof.Syles, drejtori aktual i BKUK-se zt.Salih BASHOTA, ka vendosur qe ta perjashtoj nga puna. kjo si pasoje e iniciativave te profesor Syles, qe ta denoncoj Bashoten per "Krimin qe ky i fundit eshte duke i bere arkivit te fjales se shkruar shqipe ne BKUK".
Profesor Syla, nga zyret e tij ne BKUK del ne oren 12.00'/h ku edhe do te deklarohet para mediave, te cilat do ta ndjekin kete ngjarje.
-- ====================================
photographer VEDAT Xhymshiti
+377 (0) 44 / 679 - 357
http://www.vudiphotographer.tk/
====================================

Tradhtarin Sali Bashota do ta gjykoje Zoti dhe vete populli.

Haki S.Demjaha

Nuk ka komente: