23.9.07

Huazim materjali nga webi DERVINA.COM

http://lajme.dervina.com/?sherbimi=lajme&lajmi=2279-1594:117


MOS PREDIKONI KOT, O JU PROFANË!

R e a g i m Reagim ndaj shkrimeve “Mendimi i lirë” me mbititull “Me sebep” dhe nëntitull “Mendimi i lirë përfshin edhe të drejtën e të gabuarit. Mirëpo, nuk e përfshin të drejtën e shprehjes së urrejtjes, të fyerjes e të gënjeshtrës” me autor njëfarë Bardh Rugova si dhe shkrimeve “Sulmohet Mehmet Kraja” dhe shkrimit nënë të, pa titull, një biçim thirravajesh të redaksisë, botuar në të përditshmen “Koha ditore” ditën e diel, më 27 maj 2007 Abdullah Zeneli Lexues i nderuar, duke pasur për ju konisderatat më të shëndosha dhe më të sinqerta, kam detyrim t’ju sqaroj se i gjithë stafi i Grupit Koha, e përditshmja “Koha ditore” dhe “Koha Vizion” ju maipulon katërçipërisht duke ju servirur vetëm gënjeshtra! Se është kështu, kini durim e lexoni si më poshtë: Mendimin e lirë e ka vrarë censura monopoliste informative “Koha ditore”, duke mos botuar reagimin tim për të palarat e servira nga Mehmet Dragoviq sot e shtatë-tetë vjet. Gjitçka për të është e zezë dhe e pamundur. Merrni të gjitha shkrimet e tija në kolumnet makabre të të shtuneve në shtojcën më stereotipe kulturore të botës, njëfarë ‘diskursi...’ pa kurs, ku çdo i dyti shkrim i tij ka epitetin “e pamundur”, “e pamundur”, “e pamundur”...: “Kultura e Kosovës, e pamundur”, “Libri i Kosovës, një mision i pamundur”, “Shkenca e Kosovës, e pamundur”, “Institucionet e Kosovës, një organizëm i pamundur”, “Teatri i Kosovës, i pamundur”, “Historia e Kosovës, e pamundur”, “Filarmonia e Kosovës, e pamundur” e kështu e pamundur pas të pamundure, radhë pas radhe... pra, të gjitha në Kosovë sipas pehlivanit Dragoviq janë të pamundura! Malaziasi me prejardhje shqiptare, z. Dragoviq, sigurisht se paguhet për të cilësuar gjithçka të mirë në Kosovë si të pamundur, ose mbase shqipja e bukur dhe e shenjtë ka, përpos tjerash, edhe një kuptim të dytë, i pamundur, i pa-mundur, diçka që nuk është mundur, është në proces për t’u mundur, duhet mundur, duhet mposhtur, duhet nëpërkëmbur, duhet rrënuar, duhet shkatërruar! Kështu po, aferim! Por të vazhdojmë më tutje: Diçka më shumë se një vit më parë, “Koha ditore”, me paratë e huaja solli në Kosovë projektin “Shekulli XX” me 20 tituj, me tirazhe që kurrë nuk janë bërë të ditura, me një shitje që kurrë nuk i është bërë e ditur opinionit (a thua kush e ka penguar të informojë drejt, saktë, detyrim ky ndaj juve, lexues të nderuar), me gjithë publicitetin e bërë 24 orë në ditë, me gazetë e tv, por... kot... u pa se është projekt i dështuar! Pse? - mund të pyetni me të drejtë o lexues i nderuar, shumë i nderuar, – Pse? Pse? Pse? Sepse ka qenë joprofesionalisht i përgatitur, gabime të pafalshme radhitjeje e faqosjeje, mosrespektim të të drejtës së autorit, saqë edhe kur ndonjë përkthyes i panjohur totalisht nga stafi injorant i Kohës ditore, i vdekur prej kohësh, si i madhi Lili Bare, p.sh. shënohet se me të kontaktuar me përkthyesin do t’i paguhet e drejta e autorit (përkthyesit)! Merrni e shfletoni, të dashur lexues, ata libra të dështuar dhe do të bindeni për ç’ju them! Fundja, besoni vetëm të vërtetës! Madje, njëri nga ata libra, ka qenë e drejtë ekskluzive e “Buzukut” si “Ulku dhe uilli” i Vath Koreshit, apo “I humburi” i Fatos Kongolit i botuesit “Faik Konica”. Por nuk jam treguar i rrëmbyer, as i pakulturuar, as kam përdorur grushtet, edhe pse e drejta ka qenë në anën time! Megjithatë, unë, Abdullah Zeneli, botues i “Buzukut”, shkrimtar askurrë i imponuar, koordinator i 7-8 panaireve të deriatëhershëm, nga 20 titujt e dalë asokohe çdo të mërkurë, për nja pesë prej tyre kam qenë i ftuar në programin e mëngjesit të Koha Vizionit, ku me kulturë dhe gjakftohtësi kam lavdëruar projektin, kam agjituar të kultivohet lexueshmëria, por Grupi mosmirënjohës Koha të gjitha botimet e botuesve të tjerë i shan, i injoron, i margjinalizon, i fyen siç vepron në vazhdimësi dhe kurrë pa ndalë, z. Dragoviq me kompani! Ndaj ju dhemb reagimi im që nuk e botuat falë ndjenjës suaj ‘sedërvrarë’ me titull “Ndalu pak, ti plesht gazetash”! Turp! Një milion herë turp! Dhe shahet një panair libri i vlerësuar i suksesshëm nga shumica prej mbi 50.000 vizitorësh, i vlerësuar i suksesshëm nga shumica prej 120 ekspozuesve pjesëmarrës (ndër ta edhe Grupi Koha, me stendë falas që ka mungesën më elementare të kulturës dhe shan, por, fundja shan vetveten!), i vlerësuar i suksesshëm nga mbi 100 shkrimtarë eminentë, përkthyes, studiues etj., të të gjithë hapësirës shqiptare, Kosovë e Shqipëri, Maqedoni e Mal i Zi, diasporë e rajon, i vlerësuar i suksesshëm nga shumica e mediave qofshin ato të shkruara apo elektronike, përveç Grupit Koha, Gazetës tendencioze dhe aspak profesionale Express, gazetës “Tema” të Tiranës, ku kontrabandon të gjitha shkrimet e “diskursit...” të Kohës ditore kolumnisti matrapaz Dragoviq! Z. Bardh, përse nuk e arsyetoni emrin, por shihni edhe ju vetëm zi, zi, zi? Ndërrojeni emrin me dy dëshmitarë nga Bardh në Galan si Dragoviqi, me Krajën. Dhe gënjeni pastaj lirisht me një emër tjetër dhe i besoni pastaj atij emri si vetvetes, apo herë Bardhit, herë Galanit, se s’ka të tjerë që ju beson në këtë fytyrë toke! A nuk ka qarë nga emocionet në sytë e tu të verbër, o Bardh Galani, dhe në sytë e mbi 100 të pranishmëve një sebep juaji, me emër e mbiemër Ibrahim Çavolli, për librin e mrekullueshëm botuar nga një botues kosovar, përuruar në ambientet e mrekullueshme të një panairi të vërtetë libri, si ky i Prishtinës, që bëri bashkë gjithë komunitetin e librit, përpos lahperave si ti me shokë?!... Po, i bëri bashkë, madje në një nga ditët bëri edhe një gala mbrëmje shumë të kushtueshme, por hallall, me orë letrare, me çmime e mirënjohje si gjithë bota e qytetëruar, por ju, njerëzit e mëhallës, s’shihni dot përtej hundës suaj! Po jua përkujtoj edhe një herë: “Jam kosovar...!” titullohet libri, dhe është botuar me djersën e botuesit kosovar “Buzuku”. Por, nuk e vë në dyshim, jam krenar për këtë, së këndejmi edhe shumë i pezmatuar për injorancën tuaj të shfaqur hapur dhe tendencioze katërçipërisht. Ju lutem, mbrojeni sa të doni censurën tuaj diktatoriale, mbrojeni sa të doni karaxhozin Dragoviq, mbrojeni sa të doni vetveten, por e keni gabim, katërçipërisht gabim, ju o të palarë, ju që përpos të pëgërave s’dini të servirni gjë tjetër! Ani, servirni, servirni, servirni! Por mendimin e lirë nuk mund ta ndaloni, ai tashmë është në mbi 200.000 eletra (term imi për letra elektronike, e them pa modesti, do të më falënderohej i madhi Çabej për një fjalë të re në gjuhën shqipe!) numër ky që po shtohet nga dita në ditë si një uragan i vërtetë! Turpi juaj tashmë ka vërshuar globin! Dhe mos predikoni të pavërteta se më nuk ju beson njeri! Po të bëja shkelje ndaj qetësisë publike, ndaj prishjes së rendit publik, unë sot do të isha nën pranga, në ndonjë nga burgjet e Kosovës, të cilat janë të etshme për stafin tuaj nepotist, mafioz, monopolist dhe që shkel të drejtën e kodit gazetaresk – të drejtën e reagimit. Kot gënjen z. Gazmend Çyryk Syla i Asociacionit të gazetarëve ‘të lirë’ dhe gjoja profesionistë (me një kurs të përmjerrtë dy-tremuajsh gazetarie) të Kosovës, i stafit tuaj nepotist, të më falni për përsëritjen, sepse ai, Çyryku, s’di ç’është informimi i lirë dhe e drejta për reagim të cilën ma mohon, edhe pse i kam shkruar më se një herë. Një Gazmend Çyryk, një Gazmend Qyqe!... Por... ka gjyqe. Që nesër do ta parashtrojmë ankesën dhe kërkesën për dëmshpërblimin sipas ligjit në fuqi! Në vëmendjen tuaj: Unë di të shkruaj ashpër, di të shkruaj bruto, di të shkruaj libero, di të shkruaj me figura, di të shkruaj poezi, tregime, romane, drama, kritika të çfarëdoshme, me një fjalë i di të gjitha, se jam njeri i profesionit dhe i moralit të palëkundur... gjë që ju as jeni, as keni për të qenë ndonjëherë... Vallahi e dhimbshme, por qe besa e vërtetë! Për fund, meqenëse z. Dragoviq i dhemb shumë për zgjedhjet në Shoqatën e Botuesve të Kosovës, jua them hapur, shoqatën e mbajnë me vullnet dhe entuziazëm që prej themelimit vetëm dy veta: Nazmi Rrahmani dhe Abdullah Zeneli. Të tjerët kanë interesa të tjera, atje ku ka para, karrierë, post e kolltuqe, si bie fjala i akadamikëve Podrimja, Ferri, Basha, Aliu e Dragoviq, i drejtorit të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, hajnit ordiner Sali Bashota, i cili ka punësuar zonjën Zizë (prapë zi!) Dragoviq, pra, gruan e Mehmetit tuaj, dhe si drejtor është në konflikt interesi, hem botues i “Rozafës”, hem drejtor i bibliotekës ‘kombëtare’, hem ligjërues, hem rapsod vargjesh të kurrfarta e shumë heme të tjera dhe që ka monopolizuar të gjitha bibliotekat e Kosovës dhe shet paturpësisht librat e miqve të vet, të “Rozafës” dhe të PEN-it në një anë, ndërsa bllokon pa përjashtim botuesit e tjerë të Kosovës, pra edhe “Buzukun”! Radha e miqve shkon edhe më tutje e këtij sojliu: tek akademikët senilë e të PEN-it me aparatçikë të djeshëm e të sotëm, unikë në gjithë rruzullin tokësor! Porse këto deformime nuk ‘i sheh’ Dragoviqi juaj, as stafi juaj, as injoranca juaj! Në Shoqatën e Botuesve të Kosovës, me krenari dhe hangari, më se shtatë vjet, punojnë vetëm dy veta: Nazmi Rrahmani dhe Abdullah Zeneli. Pa kurrfarë anëtarësie, pa kurrfarë rroge, pa kurrfarë kompensimi... Dhe akuzohemi paturpësisht nga gomari Dragoviq me kompani... Kaq!

Përunjësisht lexues të respektuar, Pa asnjë respekt redaksi e Kohës ditore, ju profanë që predikoni kotnasikoti! Abdullah Zeneli

Botues i “Buzukut”, shkrimtar dhe koordinator i të 9-të panaireve të librit të Prishtinës

1 koment:

Tricia tha...

ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com
*Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
*Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie të qetë.
*Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
*Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
*Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
*Nëse dëshironi magji promovimi.