13.6.07

Xhafer Syla:

“BASHOTA PO BËN FUSHATA PERFIDE DHE MË TË ULËTA QË KA PARË NJERËZIMI NË BKUK”

Në një bisedë ekskluzive për MEKULIpress magjistër Xhafer Syla, punonjës aktual në BKUK (Bibliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës), bënë denoncimin publik të drejtorit aktual të BKUK-së Salih BASHOTA, për siç thotë prof. Syla të bëmat e tij kriminale ndaj librit në BKUK dhe montazhet e tij që i ka bërë Mr. Sylës me qëllim të diskreditimit të tij në kolegjin shoqëror e administrativ të BKUK-së. Foto: Mr. Xhafer Syla /Mekuli Press-Vudi/ S. Bashota kishte filluar një lloj fushate përplot shpifje ndaj Mr. Xhafer Sylës, duke e paraqitur atë në polici kinse Xhafer Syla e paska kërcënuar Bashotën me zhdukje fizike përmes një telefonate. Pas përfundimit të hetimeve, madje marrjes në pyetje nga policia edhe të gjithë anëtarët e familjes së tij, rezultati tregohet se një akuzë, të cilën e ka bërë Bashota, është e pa bazë dhe nuk ka argumente për dëshmimin e rastit. “Kjo akuzë e pavlerë e S. Bashotës ka qenë shumë e ulët dhe jo njerëzore” është shprehur Mr. Xhafer Syla. “Bashota nuk ndalet me kaq, ai në kohën kur unë kam filluar përgatitjet e mia për të mbrojtur titullin e magjistraturës në Zagreb, Salih Bashota organizon sigurimin e BKUK-së që të më bëjnë një kontroll detaje, me ç’rast në çantën time gjejnë librin, të cilin e kam mbajtur për të zhvilluar hulumtimet, libër ky përmes të cilit zhvilloja mësimet adekuate për përgatitjen e provimit të magjistraturës”, është shprehur Syla, të cilit, sigurimi i BKUK-së me aranzhim të drejtorit aktual - Sali Bashotës, ia konfiskojnë librin e gjetur në çantë. Duke u arsyetuar se ky libër është i vjedhur ngaqë, siç e kishin paraqitur ata Mr. Syla nuk kishte ndonjë dokument valid i cili do të dëshmonte mbajtjen e librit me leje zyrtare të BKUK-së, përkundër faktit që Mr. Syla edhe ashtu ishte punonjës i BKUK-së dhe veç kësaj ai posedonte edhe dokumentin valid mbi mbajtjen e librit. Drejtori BASHOTA organizon përhapjen e këtij “lajmi” në të gjitha strukturat shoqërore të BKUK-së, me qëllim që ta “njollosi” imazhin e Mr. Xhafer Sylës, veç kësaj drejtori BASHOTA merr vendim për suspendimin 2 mujor të Sylës, nga BKUK-ja, duke e marrë për bazë arsyetimin e ngjarjes, të cilën e kishte montuar ai vetë. Në vitin 2007 të përditshmet ditore kosovare shkruajnë mbi të bëmat ordinere ndaj librit të BKUK-së, që i kishte bërë drejtori BASHOTA, me këtë rast ai thyen fjalëkalimin e Mr. Xhafer Sylës, dhe gjen kontaktet e mediave në e-mailin e Sylës, fakt ky me të cilin drejtori i BKUK-së BASHOTA akuzon Mr. Sylën për përfshirje në këtë iniciativë dhe e suspendon edhe për 3 muaj të tjerë nga vendi i punës në BKUK. “Idetë e ulëta dhe perfide të Bashotës kundër meje nuk ndalojnë me kaq”, shprehet Mr. Xhafer Syla. “Ai, duke keqpërdorur e-mailin tim personal, zhvillon një intervistë me njërën nga gazetat e Beogradit, duke iu përgjigjur pyetjeve të cilat përgjigje unë do t’i bëja të kundërta me ato çfarë i ka thënë BASHOTA. Atë kopje të gazetës Bashota e ka shpërndarë në të gjitha stafet punonjëse të BKUK-së me qëllim që të diskreditoj imazhin tim, i cili është konkurrent ndaj imazhit çfarë e ka Salih BASHOTA”, është shprehur Mr. Xhafer Syla. Atë dokument, sipas burimeve të MEKULIpress, nga të cilët edhe e siguroi dokumentin, drejtori Bashota e ka bërë me 8 qershor, madje duke i detyruar shefat e grupeve punonjëse të BKUK-së që artikullin e gazetës Beogradase, që sipas Bashotës e ka shkruar Mr. Xhafer Syla, ta lexojnë me zë të lartë “ta marrin vesh edhe të tjerët se kush është Xhafer Syla” ishte shprehur para punonjësve bibliotekarë Sali BASHOTA. Ndërkaq Mr. Xhafer Syla përmes kësaj bisede me MEKULIpress, për opinionin e gjerë publik ka sqaruar: “Të gjitha këto të bëma të drejtorit aktual të BKUK-së, Sali BASHOTA, janë me qëllim të diskreditimit të devalvimit të imazhit tim në të gjithë spektrin e gjerë të BKUK-së, këto për shkak se zgjedhjet për drejtor të ri të BKUK-së po afrohen dhe unë kam vendosur ta paraqes kandidaturën time për drejtor të BKUK-së, pra ky është qëllim fundamental dhe i çmendur i Sali BASHOTËS për të krijuar një mosbesim tek kolegët e mi të nderuar në BKUK. Sali Bashota përmes thyerjes së fjalëkalimit të adresës sime iu ka shkruar edhe porosi fyese dhe ndër më të ulëtat profesorëve të mi të nderuar nga Zgrebi, gjë që më ka shkaktuar probleme në paraqitjen e provimit për mbrojtjen e titullit të doktoratës. Për të gjitha sqarimet me profesorët e mi të nderuar nga Zagrebi më ka ndihmuar ministria e kulturës, të cilës i falënderohem”, shprehet për fund Mr. Xhafer Syla. Agjencia MEKULIpress ka tentuar të vë kontakt me drejtorin aktual të BKUK-së, Sali BASHOTËN, por kjo nuk na u mundësua. Prof. mr. sci. Xhafer Syla, është i vetmi magjistër i shkencave bibliotekare në rajon, ai magjistraturën e ka mbrojtur para profesorëve të mëdhenj - doktorë shkencorë të universitetit kroat në Zagreb. Mr. Xh.Syla është autor i 3 librave shkencore profesionale:

1. “Bibliotekaria MODERNE”, e cila është botuar në vitin 2005

2. Sistemi informativ në Kosovë”, e cila është botuar në vitin 2006, libër ky me të cilin edhe e ka mbrojtur titullin e magjistraturës.
3. “Hyrja në shkencën Bibliotekare”, të cilën në vitin 2007 e ka botuar në Tetovë.

Ndërkaq libri i 4 është në përgatitje e sipër me të cilin, po ashtu do të mbrojë titullin e doktoratës, libër ky, i cili do të promovohet në muajt e ardhshëm të vitit 2007.

Për MEKULIpress

Vedat Xhymshiti Prishtinë

Nuk ka komente: